BE: Sulmi i hebrenjve në Gaza është i neveritshëm
Bashkimi Evropian ka ndryshuar tonin në lidhje me
konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme. Komisioneri
i ndihmës humanitare, ndërsa po bënte dje një
vizitë në Gaza, i quajti liderët e territorit të pushtuar
"lëvizje terroriste", ndërsa sulmin e hebrenjve ndaj popullsisë
civile, "të neveritshëm". Pasi ka denoncuar veprimet
e Hamas-it, komisioneri Luis Mishel ka deklaruar
se ajo që ka parë në Gaza ka qenë e tmerrshme
dhe e pajustifikueshme". Zyrtari i lartë evropian ka deklaruar
edhe më parë, gjatë zhvillimit të konfliktit për
median, se "Izraeli ka shkelur ligjet ndërkombëtare".
Sipas tij, detyrimi i parë i atyre që kryejnë sulme është
parandalimi i ikjes së jetëve njerëzore dhe Gaza nuk
është aspak një rast i tillë. Ai lajmëroi edhe një ndihmë
shtesë prej 58 milionë eurosh për territoret palestineze
gjatë vitit në vijim.