E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga soleta ku po punonte, plagoset rëndë 46-vjeçarja

Një grua është plagosur rëndë
në kokë, ndërsa ka rënë nga
soleta e shtëpisë së saj private. Ngjarja
ka ndodhur në fshatin Vishocicë,
kur 46-vjeçarja Ava Muka
është gjetur në gjendje të rëndë në
tokë me një plagë në kokë. Policia,
e cila ka nisur edhe hetimet për
këtë rast, ka thënë se fillimisht rrethanat
në të cilat 46-vjeçarja është
rrëzuar nga kati i sipërm i
banesës së saj private, kanë qenë
të paqarta. Sipas policisë, kjo e
fundit ka nisur të hetojë në dy pista,
të cilat i referohen një ngjarjeje
aksidentale, por edhe një tentative
për t‘i dhënë fund jetës. Burimet
e policisë kanë thënë se 46-vjeçarja
ndodhej vetëm në banesë në
momentin e ngjarjes dhe nuk ka
pasur dëshmitarë okularë, të cilët
të dëshmojnë në rast se gruaja
është hedhur vetë apo është rrë-
zuar, pasi mund të ketë rrëshqitur.
Sipas policisë, 46-vjeçarja është
dërguar nga disa të afërm të saj në
spitalin e Bilishtit me një plagë të
madhe në pjesën e kokës. Ka qenë
ora 16.00, kur ajo ka mbërritur në
spital, pasi është parë nga fqinjët
e shtrirë në tokë dhe me një njollë
gjaku. Por, sipas policisë, pasi është
rrëzuar, gruaja ka ecur disa metra
më këmbë për të hyrë në
banesë dhe për t‘u shtrirë në krevat.
Kanë qenë fqinjët, të cilët
kanë njoftuar të afërmit e saj që e
kanë transportuar drejt spitalit të
Bilishtit dhe më pas drejt qytetit
të Korçës për ndërhyrje më të specializuar
mjekësore. Nga deklarimet
që familjarë të saj kanë
dhënë për policinë mësohet se 46-
vjeçarja preferonte të rrinte
vetëm. Prej 10 vjetësh, ajo vuante
nga dhimbjet e forta të kokës. Më
shumë se një tentativë për t‘i
dhënë fund jetës, sipas të afërmve
të saj, ajo mund të jetë rrëzuar aksidentalisht
nga ndonjë luhatje e
mundshme e tensionit. Sipas policisë,
nga hetimet për këtë rast rezultoi
se Muka është rrëzuar aksidentalisht.
Pjesa e soletës ka qenë
e lagur nga reshjet dhe ajo ka
rrëshqitur duke përfunduar në
oborrin e shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›