Tiranë, vidhen dy makina të tjera
Dy automjete në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve gjatë
natës së djeshme, ndërkohë që policia ka nisur punën për
identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve. Policia shpjegoi se
këtë kohë ka pasur një numër të madh vjedhjesh makinash, por
është rritur edhe efikasiteti i policisë për zbulimin e tyre. Burimet
policore shpjeguan në lidhje me këto vjedhje se në orën 08.00 të
mëngjesit të djeshëm, është konstatuar se Enton Gegës i kanë
vjedhur automjetin tip "Benz 200", ngjyrë bezhë, me targa EL 9758
A. Makinën e kishte parkuar në Rrugën e Kavajës, pas Poliklinikës
nr. 9, që në orët e mbrëmjes, pasi aty banonte. Po dje në mëngjes
është konstatuar edhe vjedhja e automjetit tip "Benz 200", ngjyrë
jeshile, me targa TR 6940 L, në rrugën "Ferit Xhajko", pas Medresesë,
pronë e shtetasit Vilson Idrizaj. Policia tha se për të dy
rastet u kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorëve.