E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Enel", debat me qytetarët e Durrësit për TEC-in

Qytetarë të Durrësit dhe ambjentalistë kundërshtojnë
ndërtimin e TEC-it me qymyrgur gjatë diskutimit të hapur me
ekspertë të kompanisë italiane "ENEL". Debatet janë përqëndruar
në ndikimin në mjedis të këtij investimi pasi TEC-i me dy njësi do të
ketë si lëndë bazë qymyrgurin e importit, ndërsa prodhimi i energjisë
prej tij do të eksportohet për nevojat e tregut italian. Edhe në këtë
debat shumë pyetje s‘kanë mundur të marrin përgjigje, ndërkohë
që për shumë intelektualë durrsakë vendimi për ndërtimin e TEC-it
1600 MW është marrë dhe diskutimet janë thjesht një veprim rutinë
për të përmbushur detyrimet dhe përfshirë fiktivisht komunitetin
në vendime të rëndësishme për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›