Vritet ushtari hebre, rrezikohet armëpushimi
Një ushtar hebre është
vrarë nga një bombë në
kufirin me Rripin e
Gazës dhe më pas trupat izraelite
vranë një palestinez, në një
shkëmbim dhune që ka rrezikuar
pushimzjarrin, duke shtuar
frikën e banorëve të Gazës
për rifillimin e sulmeve. Dhjetë
ditë pasi Izraeli ka ndalur ofensivën
e tij që mori 1300 jetë
njerëzish, ky është incidenti i
parë që ndodh dhe ndërkohë
askush nuk e ka marrë
përgjegjësinë e një akti të tillë.
Po dje ka mbërritur në rajon i
dërguari i posaçëm i Shtëpisë së
Bardhë në Lindjen e Mesme,
Xhorxh Miçell, me një mesazh
të qartë nga Presidenti: "Është
momenti i duhur për rinisjen e
bisedimeve të paqes. Mua nuk
më duhet se kush qëlloi për sa
kohë që Hamas-i kontrollon
Gazën dhe është përgjegjës për
gjithçka që ndodh aty. Kushdo
që të qëllojë nga Gaza, do të
marrë kundërpërgjigje", ka deklaruar
ministrja e Jashtme hebreje,
Livni, e cila po drejton
partinë e saj, Kadima, për
zgjedhjet e përgjithshme që do
të zhvillohen në 10 shkurt. Disa
orë pas incidentit, një lider i
Hamas-it u plagos së bashku
me një kalimtar nga një sulm
ajror i izraelitëve. Ndërkohë,
banorët në qendër të Gazës
kanë nisur të frikësohen për rikthimin
e sulmeve hebreje, të
cilat shkaktuan qindra të vdekur
dhe qindra të plagosur,
duke shkatërruar pjesën më të
madhe të godinave e duke e
shndërruar vendin në një gërmadhë.
Edhe për ministrin
izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak,
ky ishte një incident i rëndë,
që do të ketë një kundërpërgjigje
të menjëhershme nga
hebrenjtë. Si kundërpërgjigje
Izraeli mbylli edhe postblloqet
ku deri më tani kalonte ndihma
humanitare me furnizime ushqimore
e ilaçe për 1.5 milionë
banorët e Rripit të Gazës.
Agjencitë humanitare i kanë
kërkuar Izraelit që të lehtësojë
kalimin e karvanëve të ndihmave
dhe atyre me materiale
ndërtimi të domosdoshme për
LIVNI
"Mua nuk më duhet se
kush qëlloi për sa kohë
që Hamas-i kontrollon
Gazën dhe është
përgjegjës për gjithçka
që ndodh aty. Kushdo
që të qëllojë nga Gaza,
do të marrë
kundërpërgjigje"
OBAMA
"Është momenti i
duhur për rinisjen e
bisedimeve të paqes"
BARAK
Ky ishte një incident i
rëndë dhe do të ketë
një kundërpërgjigje të
menjëhershme nga
ana e ushtrisë sonë
Kanë thënë
të rindërtuar qindra godinat e
shembura si pasojë e sulmit.
Hamas-i dhe Izraeli kanë deklaruar
pushimzjarri dhe të dyja
palët, ndërkohë, po negociojnë
përmes ndërmjetësve egjiptianë
në lidhje me një armëpushim
më të gjatë në kohë.
Izraeli kërkon garanci që Hamas-
i të mos vazhdojë me
qëllimin me raketa. Ndërkohë,
Izraeli është i përfshirë në valën
e zgjedhjeve të përgjithshme që
do të zhvillohen javën e dytë të
muajit shkurt. Kryeministri aktual,
Olmert, i përfshirë nga një
sërë akuzash për skandale, do të
japë dorëheqjen menjëherë pas
formimit të një qeverie të re pas
zgjedhjeve. Deri tani, sipas
sondazheve, favoriti kryesor i
fitores është Beniamin Netanjahu,
lideri i opozitës së krahut
të djathtë.
vrarë nga një bombë në
kufirin me Rripin e
Gazës dhe më pas trupat izraelite
vranë një palestinez, në një
shkëmbim dhune që ka rrezikuar
pushimzjarrin, duke shtuar
frikën e banorëve të Gazës
për rifillimin e sulmeve. Dhjetë
ditë pasi Izraeli ka ndalur ofensivën
e tij që mori 1300 jetë
njerëzish, ky është incidenti i
parë që ndodh dhe ndërkohë
askush nuk e ka marrë
përgjegjësinë e një akti të tillë.
Po dje ka mbërritur në rajon i
dërguari i posaçëm i Shtëpisë së
Bardhë në Lindjen e Mesme,
Xhorxh Miçell, me një mesazh
të qartë nga Presidenti: "Është
momenti i duhur për rinisjen e
bisedimeve të paqes. Mua nuk
më duhet se kush qëlloi për sa
kohë që Hamas-i kontrollon
Gazën dhe është përgjegjës për
gjithçka që ndodh aty. Kushdo
që të qëllojë nga Gaza, do të
marrë kundërpërgjigje", ka deklaruar
ministrja e Jashtme hebreje,
Livni, e cila po drejton
partinë e saj, Kadima, për
zgjedhjet e përgjithshme që do
të zhvillohen në 10 shkurt. Disa
orë pas incidentit, një lider i
Hamas-it u plagos së bashku
me një kalimtar nga një sulm
ajror i izraelitëve. Ndërkohë,
banorët në qendër të Gazës
kanë nisur të frikësohen për rikthimin
e sulmeve hebreje, të
cilat shkaktuan qindra të vdekur
dhe qindra të plagosur,
duke shkatërruar pjesën më të
madhe të godinave e duke e
shndërruar vendin në një gërmadhë.
Edhe për ministrin
izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak,
ky ishte një incident i rëndë,
që do të ketë një kundërpërgjigje
të menjëhershme nga
hebrenjtë. Si kundërpërgjigje
Izraeli mbylli edhe postblloqet
ku deri më tani kalonte ndihma
humanitare me furnizime ushqimore
e ilaçe për 1.5 milionë
banorët e Rripit të Gazës.
Agjencitë humanitare i kanë
kërkuar Izraelit që të lehtësojë
kalimin e karvanëve të ndihmave
dhe atyre me materiale
ndërtimi të domosdoshme për
LIVNI
"Mua nuk më duhet se
kush qëlloi për sa kohë
që Hamas-i kontrollon
Gazën dhe është
përgjegjës për gjithçka
që ndodh aty. Kushdo
që të qëllojë nga Gaza,
do të marrë
kundërpërgjigje"
OBAMA
"Është momenti i
duhur për rinisjen e
bisedimeve të paqes"
BARAK
Ky ishte një incident i
rëndë dhe do të ketë
një kundërpërgjigje të
menjëhershme nga
ana e ushtrisë sonë
Kanë thënë
të rindërtuar qindra godinat e
shembura si pasojë e sulmit.
Hamas-i dhe Izraeli kanë deklaruar
pushimzjarri dhe të dyja
palët, ndërkohë, po negociojnë
përmes ndërmjetësve egjiptianë
në lidhje me një armëpushim
më të gjatë në kohë.
Izraeli kërkon garanci që Hamas-
i të mos vazhdojë me
qëllimin me raketa. Ndërkohë,
Izraeli është i përfshirë në valën
e zgjedhjeve të përgjithshme që
do të zhvillohen javën e dytë të
muajit shkurt. Kryeministri aktual,
Olmert, i përfshirë nga një
sërë akuzash për skandale, do të
japë dorëheqjen menjëherë pas
formimit të një qeverie të re pas
zgjedhjeve. Deri tani, sipas
sondazheve, favoriti kryesor i
fitores është Beniamin Netanjahu,
lideri i opozitës së krahut
të djathtë.