E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motoristi përplaset me një makinë

Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u aksidentua në rrugë
ndërsa drejtonte motorin e tij. Burimet zyrtare të Drejtorisë
së Policisë së Lezhës bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10.00
të ditës së sotme, në superstradën Laç-Lezhë, në vendin e quajtur
kryqëzimi i ishullit të Shëngjinit, kur janë përplasur me një çiklomotor
që drejtohej nga 21-vjeçari Alket Gjekmarkaj, banues në fshatin
Ishull-Shëngjin të rrethit Lezhë me mjetin tip "Opel" me targa
të huaja AN 283, që drejtohej nga 25-vjeçari Ndue Gjetja, banues
në Lezhë. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka marrë dëmtime drejtuesi
21-vjeçar i çiklomotorit. Ai u dërgua dhe ndodhet në spitalin rajonal
Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›