Islandë, nisin bisedimet për qeverine e re
Presidenti i Islandës,
Olafur Ragnar Grimsson,
i kërkoi Aleancës Social-
Demokrate që të
përpiqet të formojë qeverinë
e re të vendit, pas
dorëheqjes së dy ditëve
më parë të Kryeministrit, si
pasojë e protestave për
shkak të përkeqësimit të
situatës ekonomike në
vend. Presidenti u tha
gazetarëve se i kishte
kërkuar lideres së Aleancës
që të niste
bisedimet me Partinë e
Gjelbër për të krijuar një
koalicion pakice. Kjo qeveri
do ta udhëheqë vendin
deri në mbajtjen e
zgjedhjeve të ardhshme të
përgjithshme në muajin
maj. Lajmi erdhi pas bisedave
të Presidentit me
përfaqësuesit e partive
politike në vend. Aleanca
Social-Demokrate ka një
elektorat jo të pakët në
vend, po ashtu edhe partia
tjetër e Gjelbër. Socialdemokratët
kanë kërkuar
zëvendësimin e guvernatorit
të bankës qendrore, i
cili fajësohet për kalimin e
beftë të vendit nga begatia
dhe bollëku në një krizë
të thellë e të rëndë
ekonomike. Sistemi financiar
i Islandës u shkatërrua
në tetor, nën peshën e
rëndë të borxhit, duke e
çuar vendin drejt papunësisë
dhe krizës së thellë.
Prej javës, në kryeqytetin e
ishullit, Rekjavik, organizohen
protesta kundër qeverisë
dhe rënia e saj është si
pasojë e këtyre protestave.
Parashikimet e këtij viti janë
për një rënie ekonomike
deri në masën 9%. Sigurisht
që një nga faktorët që
ndikuan në thellimin e
krizës në ishullin verior është
edhe kriza botërore.
Olafur Ragnar Grimsson,
i kërkoi Aleancës Social-
Demokrate që të
përpiqet të formojë qeverinë
e re të vendit, pas
dorëheqjes së dy ditëve
më parë të Kryeministrit, si
pasojë e protestave për
shkak të përkeqësimit të
situatës ekonomike në
vend. Presidenti u tha
gazetarëve se i kishte
kërkuar lideres së Aleancës
që të niste
bisedimet me Partinë e
Gjelbër për të krijuar një
koalicion pakice. Kjo qeveri
do ta udhëheqë vendin
deri në mbajtjen e
zgjedhjeve të ardhshme të
përgjithshme në muajin
maj. Lajmi erdhi pas bisedave
të Presidentit me
përfaqësuesit e partive
politike në vend. Aleanca
Social-Demokrate ka një
elektorat jo të pakët në
vend, po ashtu edhe partia
tjetër e Gjelbër. Socialdemokratët
kanë kërkuar
zëvendësimin e guvernatorit
të bankës qendrore, i
cili fajësohet për kalimin e
beftë të vendit nga begatia
dhe bollëku në një krizë
të thellë e të rëndë
ekonomike. Sistemi financiar
i Islandës u shkatërrua
në tetor, nën peshën e
rëndë të borxhit, duke e
çuar vendin drejt papunësisë
dhe krizës së thellë.
Prej javës, në kryeqytetin e
ishullit, Rekjavik, organizohen
protesta kundër qeverisë
dhe rënia e saj është si
pasojë e këtyre protestave.
Parashikimet e këtij viti janë
për një rënie ekonomike
deri në masën 9%. Sigurisht
që një nga faktorët që
ndikuan në thellimin e
krizës në ishullin verior është
edhe kriza botërore.