Mburoja amerikane brengos Moskën
Ministria e Jashtme në Moskë tha se Rusia ka paqartësi lidhur me synimet e planeve të Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës raketor në Evropë.
Zëdhënësi Andrei Nesterenko i përshkroi planet si “aranzhmane të ngutura anti-raketore për Europën, kur arkitektura e brishtë e sigurisë evropiane në fakt po bëhet peng i kërcënimeve imagjinare raketore që përcaktohen në mënyrë të njëanshme”.
Komentet e tij paraqesin deklaratën më të fortë të Rusisë për shqetësimet, pasi Rumania tha se do të bisedojë me Washingtonin që t’i mirëpresë interceptorët amerikanë, ndërsa Bullgaria shfaqi interes për të marrë pjesë në mburojën raketore.
Këshilltari presidentit rus për politikë të jashtme, Serghiei Prikhodoko njoftoi se traktati i ri ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për çarmatimin bërthamor mund të nënshkruhet në mars ose prill.
"Puna po vazhdon. Ne vazhdojmë të mendojmë se është e mundur që traktati të nënshkruhet në mars ose prill", deklaroi Prikhodoko.
Siç dihet, administrata amerikane më herët kishte hequr dorë nga plani për stacionimin e elementeve të mburojës së vet anti-raketore në Çeki dhe Poloni, plan ky i cili nga Moska ishte cilësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.