BE: “Uragani” i çmimeve mund ta fundosë ekonominë shqiptare
Parashikimi i BE-së për vitet 2008-2009, kriza e çmimeve godet Shqipërinë. Çmimet në rritje të vazhdueshme, ndërsa papunësia në nivele të larta
Ervin Koçi
Rritja ekonomike e vendit do të frenohet përgjatë dy viteve në vazhdim dhe çmimet do të vazhdojnë të rriten deri në fund të vitit 2009. Këtë parashikim e ka dhënë Bashkimi Europian në një raport-analizë ekonomike për vendet e Europës, për të cilat pritet që të ulen ritmet e rritjes për vitin 2008-2009. Sipas parashikimeve të ekspertëve të ekonomisë europiane, gjatë kësaj periudhe çmimet do të jenë në rritje të vazhdueshme, ndërsa pritet që niveli i papunësisë të mbetet në nivele të larta. Në këtë mes është edhe ekonomia shqiptare, e cila është e përfshirë në krizën botërore të çmimeve dhe të ritmeve të ulëta të rritjes. Në raportin “Parashikimi i ekonomisë”, paraqitur në mbledhjen e pranverës në Bashkimin Europian, të gjitha vendet kandidate potencialisht në këtë organizëm parashikohet që të përfshihen në ngadalësimin e ritmeve të tyre të rritjes ekonomike. Edhe për Shqipërinë niveli më i mirë i rritjes ekonomike që mund të arrihet në periudhën 2008-2009 është vetëm 6 për qind, ndërsa do të ketë një nivel të lartë çmimesh dhe nivele të ulëta vendesh të reja pune. Raporti i BE-së thotë më tej për Shqipërinë se, “vendi do të vazhdojë që të zgjerojë deficitin korrent, duke u bërë kështu një nga faktorët shtesë për ekonominë shqiptare”. Vendet potenciale për t'u bërë kandidate të Bashkimit Europian, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, do të pësojnë një rënie në ritmet e rritjes ekonomike për vitin 2008. Nga 7 për qind që ishte mesatarja e ritmeve të rritjes ekonomike në vendet që janë potenciale për t'u bërë kandidate të BE-së në vitin 2007, ajo nuk do të arrijë më në këto ritme të paktën deri në vitin 2010.
Shkaqet e krizës
Shkaqet e kësaj situate kritike varfërie, sipas ekspertëve të BE-së, janë po ato që po shkaktojnë me mijëra të uritur dhe po çojnë me miliona të tjerë drejt varfërisë ekstreme dhe urisë në të gjithë botën. Në raportin e fundit të publikuar në mbledhjen e pranverës 2008 nga ana e Bashkimit Europian, është vlerësuar se kriza botërore tashmë është prezente jo vetëm në vendet që presin të marrin statusin e kandidatit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por edhe në ato që janë kandidate. Kështu, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia do të kenë zhvillime të vakëta ekonomike gjatë 2 viteve të ardhshme. Ende nuk dihet se sa do të ndikojë ky përkeqësim i ekonomisë së këtyre vendeve në afatet dhe procedurat e anëtarësimit, por tashmë edhe në këtë raport shihet qartë mbështetja që Bashkimi Europian i ka dhënë Kroacisë, si një nga vendet me të ardhme më të shpejtë në këtë union.
E ardhme e zymtë
Jo vetëm vendet kandidate, por dhe ato që po kërkojnë të bëhen pjesë e anëtarësimit, janë duke kaluar ditë të vështira përsa i përket situatës ekonomike. Edhe vetë vendet e Bashkimit Europian janë duke parashikuar ditë të errëta për të ardhmen e afërt. Kështu, vetëm për vitin 2008 vendet e bllokut do të përballen me një rritje të fortë të çmimeve, që është edhe pasqyra më e prekshme e krizës ekonomike me të cilën po përballet bota. Sipas raportit: “Vetëm në këtë vit, inflacioni mesatar vjetor në vendet e Bashkimit Europian pritet që të rritet nga 2.4 për qind, në 3.6 për qind. Rritja ekonomike do të pësojë uljen më të ndjeshme, duke shkuar nga 2.8 për qind që ishte në vitin 2007, në 1.8 për qind në vitin 2008”. Sipas ekspertëve, “rënia e ndjeshme në ritmet e rritjes nuk është thjesht një çështje e vendeve të BE-së, por ndikimi më i madh i kësaj krize vjen nga "sëmundja" që ka zënë gjigantin që mban emrin Amerikë”. Nga ana tjetër, edhe rritja e përditshme e çmimeve të arit të zi dhe të drithërave po ndikojnë në përkeqësimin e situatës. “Vendet e reja të punës pritet që të përgjysmohen në vitet 2008-2009 në vendet e BE-së. Nga rreth 7.5 milionë vende të reja punë që u hapën në vitet 2006-2007, parashikimet për vitet 2008-2009 janë vetëm për 3 milionë”, - thotë raporti i BE-së.
5 Maj 2008