E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtimi dhe përgatitja e dosjeve nga agjencitë



Menjëherë pas hapjes së afateve, agjencitë do të nisin dhe përgatitjen e dosjeve. Në momentin që një subjekt i shpronësuar do të paraqesë dokumentet në agjencinë rajonale ku i përket sipërfaqja e pranuar, agjencia është e detyruar të hapë dosjen si dhe të pajisë subjektin me numrin përkatës. Ndërsa nis dhe procedurën e shqyrtimit. Gjithsesi një nga komisionarët që do të ketë detyrën për dosjen përkatëse do të konsultoj të interesuarit për dokumentet që duhen, apo dhe për procedurat që do të vijojnë. Ndërsa sipas ligjit, dosja shqyrtohet brenda 45 ditëve, pas kësaj pronari ose do të njihet me vendimin, ose do të marrë kërkesë për rishtyrje afati. Ndërsa në rast se ai do të mbetet i pakënaqur për vendimin e marrë do të ketë të drejtën që të ankimohet në Agjencinë Qendrore, e cila gjithashtu do të ketë të drejtën e 35 ditëve për të marrë vendimin përfundimtar. Nga ana tjetër, edhe në rastet kur një agjenci nuk mund të marrë dot vendimin e saj sipas afateve, do të jetë e detyruar që ta kalojë dosjen në Agjencinë Qendrore. Gjithsesi, vetë të interesuarit duhet të rendisin pretendimin për kompensim si kompensim financiar, fizik, me aksione shtetërore apo me të drejtë parablerje.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›