E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet dhe hapat e tjerë për të kërkuar pronën



Ekspertët të AKKP-së kanë sugjeruar se pavarësisht afatit se kur mund të rihapet procesi, subjektet duhet të marrin në zotërim dokumentet që duhen për të bërë aplikimin menjëherë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare. Dosja do të mund të nisë plotësimin duke nisur nga dokumenti hipotekor, i cili mund të merret si në Arshivën Qendrore, ashtu dhe në zyrat e regjistrimit në rrethe. Kjo do t’i hapë rrugën e gjetjes së hartës së vjetër të sipërfaqes së pretenduar, e cila do të jetë decizive në përgatitjen e situatës aktuale të pronës. Këto do të shërbejnë si për vlerësimin e tokës në momentin e shpronësimit, ashtu dhe në momentin e kërkuar për kompensimin. Ndërkohë që të gjitha dokumentet duhet të shoqërohen dhe me një prokurë të përfaqësimit, ku trashëgimtarët do të duhet të pranojnë një person që do t’i përfaqësojë përgjatë gjithë procesit. Nga ana tjetër, akti i trashëgimisë së pronës duhet të konfirmohet dhe me një vendim gjyqësor, i cili garanton të drejtën e subjekteve.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›