Mësoi për sëmundjen e pashërueshme, vetëvaret
SHKODER – Një 35-vjeçar, baba i një fëmije i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë, pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Sipas policisë, Fredi Ndreka, nga Pulaj në Velipojë është gjetur i vetëvarur mesnatën e së shtunës pranë banesës së të afërmve të tij në fshatin Baks. Ndreka kishte shkuar tek të afërmit e tij, por moskthimi deri në orët e vona të natës i ka alarmuar. Ata kanë filluar të kërkonin 35-vjeçarin dhe pak orë më vonë e kanë gjetur të vetëvarur në një ndërtesë që shërbente si magazinë në fund të oborrit të banesës së të afërmve të tij. Sipas dëshmive të dhëna nga familjarët për policinë, 35-vjeçari kishte pak kohë që po kalonte një gjendje të rënduar psikike, pasi dyshohej se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashpresë. r.d