Inva Mula, një Margaritë magjepsëse në Francë
“Chorégies d’Orange”, festivali i njohur në Francë mbyllet me një prodhim të ri intim dhe elegjiak të “Faustit”, të Charles Genoud, të dhënë të shtunën në mbrëmje me sukses të plotë, në teatrin antik të qytetit, para më shumë se 8000 spektatorëve.
ANILA MEMA
Pas “Karmenit” të George Bizesë, e cila çeli këtë vit festivalin e Choregies, “Fausti” bazuar në tragjedinë e Gëtes, është opera franceze më e suksesshme në botë, ku kësaj here theksi është vënë mbi interpretimin e sopranos së njohur shqiptare Inva Mula, e cila ka shkëlqyer këtë fundjavë. E krijuar në 1869 në versionin e recitimit, kjo vepër prezantohet për të 8-ën herë para mureve akustikë të teatrit roman të Orange-t. Hera e fundit e shfaqjes së saj daton në 1990, e përgatitur nga dy artistë francezë, Nicolas Joel (regjisor) dhe Michel Plasson (kompozitor-drejtor muzike). Edhe këtë vit shohim të njëjtin ekip, por me solistë dhe orkestër të ndryshme (Filarmonia e Radio Francë në vend të Orkestrës së Tuluzës). “Faust” i 2008 ndryshon në mjaft aspekte nga ai i ’90", shkruan AFP, agjencia e njohur e lajmeve. Drejtimi i Plasson vë në dukje veçantitë si të veprës së Genoud, ashtu edhe Filarmoninë e Radio Francë, e cila i përgjigjet subjektit me një precizion të rafinuar. “Nicolas Joel vë theksin në dashurinë tragjike të Faustit e Margaritës, ndërkohë kori shërben më së miri për anën spektakolare të operës. Ndarja e 2008 është më homogjene, me tenorin popullor francez Roberto Alagna, me një zë të veçantë në rolin e doktorit mitik i zënë ngushtë nga problemet e rikthimit në rini dhe peripecive të dashurisë. Sopranoja shqiptare Inva Mula është një Margaritë magjepsëse, ndërsa gjermani René Pape interpreton një Mefistofel sa elegant po aq dhe hakmarrës”, shkruhet më tej në shkrimin e djeshëm. Traditat e Rilindjes gjermane zënë vend në gardërobën gjermanike të shek. XIX. Mefistofeli ka një penë të kuqe me majë të zezë, e cila shërben për të firmosur me Faustin paktin dhe lidhjen mes tyre. Plateja është dominuar nga një tribunë monumentale, shfaqet vizioni i një galerie dhe mbi të gjitha skena të sugjestionon çështjen e madhe në lidhje me Zotin dhe doktor Faustin, e shprehur vetëm në fillim të veprës. Ky “Faust” do të ritransmetohet direkt nga “France 2”, më 5 gusht në orën 21:30. Ndërkaq tri ditë më vonë, pikërisht në tetë gusht, sopranoja e njohur shqiptare do të ngjitet në skenën e festivalit “Vera e Ohrit”. Nuk është hera e parë për të. Artistja i rikthehet Ohrit për të dytin vit. E kësaj here jo vetëm, por e shoqëruar nga tenori i famshëm Boris Trajnov. Edicioni i 48-të i festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit 2008”, një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme që zhvillohet çdo vit, sjell në sofrën kulturore të Ohrit, emrat më të mëdhenj të artit muzikor dhe atij skenik nga e gjithë bota. Koncerti i saj vitin e kaluar, si dhe ai i Tedi Papavramit, ishin dy kulmet artistike të verës së kaluar. Por këto ditë në skenën e Ohrit do të ngjitet edhe këngëtarja e famshme amerikane e muzikës operistike, Jessye Norman, violinistja japoneze me famë botërore Sara Ceng, e cila që në moshën 8-vjeçare ka luajtur në skenë me dirigjentin Zubin Mehta, më pas do të jenë pjesëmarrës Rikardo Muti nga filarmonia e New York-ut, që mësohet të ketë prezantimin e parë në Evropë. Gjithashtu në programin e këtij viti bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të mëdhenj si violençelistja Natalja Gudman, pianisti Bërno Kanino, Andrej Gavrillov, fituesi i konkursit Çajkovski etj.
“Vera e Ohrit”
Festivali “Vera e Ohrit” është hapur më datë 12 korrik dhe vazhdon deri më 20 gusht. Janë llogaritur të shfaqen mbi 50 pjesë teatrale dhe koncerte ku marrin pjesë artistë të mëdhenj të skenës muzikore nga SHBA, Japonia, Franca, Gjermania, Brazili, Zvicra, Koreja, Rusia, Bullgaria, Çekia dhe Shqipëria. Ndërsa kultura shqiptare do të ketë një vend të veçantë, si Teatri shqiptar nga Tirana e Shkupi, orkestra simfonike dhe ajo e harqeve, kitaristi nga Shqipëria Admir Toçi, etj. Ndërsa dje në “Vera e Ohrit” është ngjitur premiera “Katër stinët e vitit” nga Antonio Vivaldi, në realizim të këngëtarëve të operës dhe muzikantëve rusë. Elena Vermenko, Nadezhda Gulitsakja, Ana Komova dhe Elena Pronina në shoqërim me violinë të Timur Vorotnikov dhe Tatjana Meslenikova kanë interpretuar vepra të Vivaldit, Çajkovskit dhe Pjacovës.