Pronaret: Abuzim me cmimin e tokave
Rozeta Rapushi
Pronaret e ligjshem te tokave denoncuan dje Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, se ka shkelur ligjin e ndarjes se fondit prej 5 milione dollaresh per kompensimin e pronareve dite me pare. Ne emer te shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, tha dje per gazeten "Koha Jone" se cmimet ne baze te se cileve u kompensuan pronaret, ishin me te uleta se ato te percaktuara me vendim te Kuvendit, ne metodiken e cmimit te pronave. "Nuk u kompensuan si duhet, me cmimet reale te tregut, te bazuara ne metodike. Por me cmime te percaktuara me urdher te drejtorive", tha Toro. Ai theksoi, se kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit nga ana e agjencise. Po keshtu, ai shprehu shqetesimin se menyra e ndarjes se parave eshte e padrejte, pasi toka nuk u eshte ndare si duhet. Kriteret e vendosura sipas tij per ndarjen e parave, pronareve ishin te gabuara. Ne keto kushte, pronaret kane ngritur dhe nje sere pyetjesh, per te cilat, sipas Toros, sa me pare te jete e mundur presin pergjigje nga qeveria dhe Agjencia e Kthimit te Pronave. Sipas Toros, drejtuesit e Agjencise duhet te nxjerrin sa me pare, sa do t'i kushtoje shtetit kompensimi i pronareve. Pra fatura financiare per demshperblimin e tokave te zena. "Me ritmet e deritanishme te kompensimit, eshte e pamundur qe pronaret te demshperblehen deri ne perfundim te zbatimit te ligjit", u shpreh Toro. Ai theksoi se ligji per kthimin e kompensimin e pronave, shfuqizohen ne vitin 2014 dhe me pese vite zbatim qe i kane mbetur, eshte e pamundur qe pronaret te kompensohen. Ndaj sipas tij, eshte emergjent fakti qe fatura e kompensimit te perllogaritet si duhet, e te behet publike. Nga ana tjeter, Toro u shpreh se pronareve duhet t'u behet i ditur, se cilin fond arriti te shperndaje Agjencia e Kthimit te Pronave per kompensimin e pronareve. Fondin e buxhetit te shtetit, 2008, qe nuk u nda dot per vitin qe shkoi, apo ate te ketij viti. "Nese eshte ndare ai i vitit 2008 atehere eshte i paligjshem, sepse buxheti i shtetit 2008, u shfuqizua ne 1 janar te ketij viti. Do kuptohej, nese qeveria do te bente ndryshime, gje qe se ka bere. Nese eshte i ketij viti, atehere ne duhet ta dime", theksoi Toro. Me gjithe kritikat, ai vleresoi si pozitiv faktin se me ne fund parate u ndane, per disa pronare. Por nga ana tjeter, ky hap sipas Toros, eshte shume i paket ne krahasim me detyrimet qe ka shteti ndaj pronareve.
Fondi, 163 pronare perfituan
Jane 163 pronare, ata te cilet perfituan kompensim nga fondi prej 500 milione lekesh i buxhetit te shtetit. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, shpalli tre dite me pare fituesit nga parate e buxhetit te shtetit. Edhe kete here, kompensimi u mundesua vetem per 200 m2 toke per pronaret, prona e te cileve eshte zene. Drejtori i ri i Agjencise, Elvis Cefa theksoi se fondi i shperndare, eshte ai i percaktuar ne buxhetin e shtetit per vitin 2008. Keshtu, 163 emrat fitues, u perzgjodhen nga 740 dosjet e depozituara ne kete institucion nga pronaret. Te 163 fituesit duhet te paraqiten ne zyrat qendrore te Agjencise dhe te dorezojne nje numer llogarie, ku do te derdhet shuma e perfituar. Nderkohe ata qe kane aplikuar kete vit dhe nuk kane fituar duhet te bejne serish aplikimin kur te nisin aplikimet per ndarjen e fondit per vitin 2009. Per vitin 2009, sipas drejtorit Cefa, eshte caktuar nje tjeter fond nga buxheti i shtetit prej 600 milione lekesh, i cili do te ndahet per kompensimin e ish-pronareve. Per ata qe kane mungesa ne dokumentacione apo ne harta, Cefa tha se ata duhet te paraqiten per t'i plotesuar.