BE: Zgjidhni krizën, do të bllokohet statusi i vendit kandidat
Ministrat e Jashtëm të BE-së miratojnë deklaratën për krizën politike në vend
Albert Gjoka
Nëse nuk zgjidhet kriza mes maxhorancës dhe opozitës (pra, nëse nuk plotësohen kriteret politike të Kopenhagenit), do të bllokohen procedurat e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat të BE-së. Kushtëzimi është bërë i ditur sërish dje në Bruksel nga ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët, në deklaratën përfundimtare kanë lënë në fuqi edhe vendimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me vendin tonë, ku janë sanksionuar tri kushte të tjera. “Është koha për të gjetur një zgjidhje të krizës së tanishme”, - thuhet në deklaratën e Këshillit të kryediplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. I njëjti mesazh për politikën shqiptare është përcjellë edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Barroso dhe baronesha Kethrin Eshton, shefe për Politikën e Jashtëm dhe Sigurinë të BE-së.
Deklarata
Brukseli shprehet i shqetësuar për klimën politike në Shqipëri dhe përsërit kërkesën e tij për maxhorancën dhe opozitën që të zgjidhin krizën politike pa humbur kohë, duke paralajmëruar se po vihet në rrezik integrimi i vendit. “Tani është koha për të gjetur një zgjidhje të krizës së tanishme mbi një bazament, i cili do t’i qëndrojë kohës”, - thuhet në deklaratën e miratuar dje nga kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së. Më tej theksohet se “Këshilli përsërit se është në përgjegjësinë e qeverisë së Shqipërisë, së bashku me opozitën, që të gjejnë me shpejtësi, në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, zgjidhjet dhe mënyrat që i kërkohen vendit në rrugën e integrimit të saj për në BE”. “Këshilli ndien keqardhje që nisma lehtësuese (ndërmjetësuese e europarlamentarëve Daul dhe Shultz, - krerët e grupeve politike në Parlamentin Europian, - shën. red.) nuk ka gjetur ende mbështetjen e mjaftueshme që t’i mundësojë qeverisë shqiptare dhe opozitës për të kapërcyer diferencimet e tyre”, - thuhet në reagimin zyrtar të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ky institucion kërkon nga institucionet shqiptare që të vazhdojnë në mënyrë aktive ‘me reformat e domosdoshme për zbatimin e shtruar dhe në kohë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, duke pasur parasysh prioritetet e Partnershipit Europian’, duke përsëritur ‘mbështetjen e tij për perspektivën europiane’ të Shqipërisë”.
“Këshilli kujton se aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, i kryer në prill të vitit 2009, do të vlerësohet sipas parimeve të përcaktuara nga Traktati i BE-së dhe kriteret e përcaktuara në Këshillin Europian të Kopenhagenit, në vitin 1993, si dhe konkluzionet e dhjetorit të vitit 2006 të Këshillit Europian për konsensusin e arritur sërish për zgjerimin”, - thuhet në deklaratën përfundimtare, ku u ra dakord që çështja e aplikimit të statusit të kthehet kur Komisioni të paraqesë opinionin e tij.
Vizat
Teksa të gjithë shqiptarët i kanë kthyer sytë drejt BE-së për të përfituar sa më shpejt të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën “Shengen”, kryediplomatët e BE-së, në takimin e ditës së hënë, kanë lënë në fuqi vendimin e Komisionit Europian të datës 27 maj 2010, i cili i paraqiti Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave propozimin për heqjen e vizave, por duke lënë në fuqi edhe tri kushte të tjera, të cilat nuk janë arritur ende nga qeveria shqiptare. Në deklaratën zyrtare për Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur te Samiti i Sarajevës, i zhvilluar më 2 qershor, shefat e diplomacive të 27 vendeve anëtare mbështesin propozimet e bëra nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Deklarata e ditës së djeshme nga ministrat e Jashtëm të BE-së në drejtim të politikës shqiptare vjen pas një sërë mesazhesh të përsëritura për zgjidhjen e krizës politike. Parlamenti Europian ka përgatitur një draf-rezolutë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku janë vënë kushte bllokuese për statusin e vendit kandidat nëse maxhoranca dhe opozita nuk arrijnë shpejt një marrëveshje. Ky dokument përcakton kritere të qarta edhe për liberalizimin e vizave, ku heqja e tyre kushtëzohet me dy pika të tjera teknike përveç atyre që ka propozuar Komisioni Europian. Megjithëse BE-ja lëshon vazhdimisht mesazhe, pa dorashka diplomatike, PD-ja dhe PS-ja ende nuk janë ndërgjegjësuar për të arritur një marrëveshje për hir të integrimit të vendit; madje, dy liderët e tyre kanë nisur një fushatë akuzash ndaj njëri-tjetrit se po mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE.
Ministrat e Jashtëm të BE-së: Rama-Berisha, takim të dytë në Strasburg
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, gjatë takimit të zhvilluar dje në Luksemburg, kanë theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj krize, duke u shprehur për zhvillimin e një takim të dytë mes dy liderëve të politikës shqiptare, kreut të PS-së, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se takimi mund të zhvillohet brenda kësaj jave në Strasburg, me ndërmjetësimin e dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian, të cilët morën nismën për zgjidhjen e krizës shqiptare. Madje, në takimin e ministrave të Jashtëm bëhet e ditur se Kethrin Eshton është shprehur se BE-ja do të hartojë një deklaratë të qartë dhe të prerë për zgjidhjen sa më parë të krizës politike në Shqipëri. Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, ka bërë të ditur për mediat gjatë një konference për shtyp se midis një sërë çështjesh ministrat kanë diskutuar edhe për krizën politike në Shqipëri. “27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Kathrin Eshton, shefen e Diplomacisë së BE-së, do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare”, - është shprehur Barroso. Sipas kreut të Komisionit Europian, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Një temë tjetër e diskutuar është hartimi i një plani për të shpëtuar nga kriza ekonomike Spanjën, plan ky i kundërshtuar nga Gjermania. Po kështu, sipas Barrosos, një vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar situatës ekonomike në gjithë Europën.
15 Qershor 2010