Ministrat e Jashtëm vendosin: Rama-Berisha, takim të dytë në Strasburg
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për krizën shqiptare
Eljona Ballhysa
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, gjatë takimit të zhvilluar dje në Luksemburg, kanë diskutuar edhe mbi krizën politike shqiptare. Ndërsa kanë theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj krize, kanë vendosur të zhvillojnë një takim të dytë mes dy liderëve të politikës shqiptare, kreut të PS-së, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se takimi mund të zhvillohet brenda kësaj jave në Strasburg, me ndërmjetësimin e dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian, të cilët morën nismën për zgjidhjen e krizës shqiptare. Madje, në takimin e ministrave të Jashtëm bëhet e ditur se Kethrin Eshton është shprehur se BE-ja do të hartojë një deklaratë të qartë dhe të prerë për zgjidhjen sa më parë të krizës politike në Shqipëri. Ndërkaq, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë mbështetur procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kriza
Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, ka bërë të ditur për mediat gjatë një konference për shtyp se midis një sërë çështjesh ministrat kanë diskutuar edhe për krizën politike në Shqipëri. “27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Kathrin Eshton, shefen e Diplomacisë së BE-së, do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e krizës shqiptare”, - është shprehur Barroso. Sipas kreut të Komisionit Europian, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Një temë tjetër e diskutuar është hartimi i një plani për të shpëtuar nga kriza ekonomike Spanjën, plan ky i kundërshtuar nga Gjermania. Po kështu, sipas Barrosos, një vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar situatës ekonomike në gjithë Europën.
Vizat
Një tjetër çështje që është diskutuar në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian është ajo e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian thanë dje në Luksemburg se Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian do të shqyrtojnë menjëherë raportin e Komisionit Europian për vizat, në mënyrë që të mos humbet kohë në realizimin e këtij procesi.
Komisioni Europian rekomandoi pak kohë më parë liberalizimin e vizave për shqiptarët brenda zonës “Shengen”. Pritet që ky rekomandim të miratohet në sesionin e vjeshtës të Këshillit dhe Parlamentit Europian.
15 Qershor 2010