BE: Zgjidhni krizën për të përparuar drejt integrimit
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian presin që situata politike në vend të përmirësohet përpara përpilimit te opinionit nga komisioni mbi statusin kandidat të Shqipërisë. “Para se gjithash, të gjithë ne shpresojmë që situata politike në Shqipëri të kthehet në vendin e duhur, që opozita të hyjë në Parlament. Shpresoj që Presidenti ta gjejë zgjidhjen sepse kjo do të ishte në të mirë të vetë Shqipërisë për sa i takon statusit kandidat. Në shpresojmë që të punojmë së shpejti mbi këtë aplikim në Këshillin e Ministrave të Jashtëm. Shqipëria tani po përgatitet ndaj pyetësorit”, - është shprehur ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar. Edhe ministri portugez për Çështjet Evropiane, Pedro Lourtie tha se stabiliteti politik është i rëndësishëm dhe po ashtu dhe konsolidimi i institucioneve demokratike ndërsa theksoi kriteret. Ndërsa ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt pohoi se kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë ndërsa i kërkon opozitës të kthehet në Kuvend. Shpresoj që situata aktuale të zgjidhet shumë më përpara opinionit të Komisionit për Shqipërinë”, - tha ai. Për sa i takon liberalizimit të vizave nuk ka një datë të qartë se kur do të hyjë në fuqi heqja e këtij regjimi me shqiptaret dhe boshnjakët. Sllovenia shpreson që të paktën politikisht të jepet një mesazh pozitiv në qershor. “Ne po punojmë që të ndodhë gjatë qershorit. Sllovenia, po punon për arritjen e këtij synimi, por natyrisht që varet shumë nga mënyra sesi secili prej këtyre dy vendeve do te jetë përgatitur, varet nga vlerësimi që do të përgatisë Komisioni”,- deklaroi Zgobar.
Edhe Bildt ka theksuar se BE po pret raportin e Komisionit. “Nëse merr dritën e gjelbër atje, natyrisht do të gëzojë dhe mbështetjen tonë”, - tha ai. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, kryeministri grek Papandreu propozoi ne Bruksel, 2014-n si datë synuese për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Një propozim i tillë vlerësohet si joreal në praktikë, por për disa vende anëtarë kjo mund të shërbejë si datë motivimi për rajonin. “Është një datë motivimi për të motivuar vendet e rajonit që të bëjnë reformat e tyre, që të shpejtojnë dhe që BE po ashtu ti vëzhgojë, por duhet të shohim. Mendoj se është shumë herët që të vendosim një datë anëtarësimi. Por është mirë të pasurit të një date motivuese që i motivon këto vende për të ecur përpara”,- ka theksuar Zgobar. Edhe pse nuk ka një datë të qartë reale, anëtarësimi i Ballkanit në BE konsiderohet si hapi i radhës në politikën e zgjerimit të unionit.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010