Shoqata e Dhuruesve të Gjakut Apel Ministrisë: spitalet nuk kanë gjak të sigurt
Autori i Lajmit: Redaksia
Shoqata e Dhuruesve të Gjakut në Shqipëri nëpërmjet një deklarate për mediat akuzon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut se kanë dështuar në politikat e tyre për dhurimin e gjakut, pasi po thellohet gjithnjë e më shumë deficiti në rezervat e gjakut. Po sipas kësaj shoqate, këto institucione janë përgjegjëse për sigurinë e gjakut që marrin të sëmurët (të cilët kanë nevojë për gjak), kjo pasi shumë familje po vuajnë pasojat e infektimit të fëmijëve me AIDS gjatë transfuzionit të gjakut. ”Kryesia e Shoqatës së Dhuruesve të Gjakut po ndjek me përgjegjësi problemet e lidhura me gjendjen aktuale të dhurimit të gjakut. Kryesia e Shoqatës sheh me shqetësim që në spitalet tona po thellohet gjithnjë e më shumë deficiti në rezervat me gjak, të cilat janë mjaft të domosdoshme për trajtimin e të sëmurëve. Shoqata e Dhuruesve të Gjakut ka ndjekur me vëmendje deklaratën në media të një familjeje me fëmijë të infektuar, dhe njëzëri është në mbështetje të asaj familje. Shoqata e Dhuruesve të Gjakut: “Akuzojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut dhe u bëjmë thirrje këtyre instancave të pranojnë dhe të kërkojnë falje publike opinionit publik shqiptar se në spitalet tona gjaku nuk është i sigurtë dhe se kanë dështuar në politikat për një gjak të sigurt dhe tërësisht vullnetar”, shprehet Shoqata e Dhuruesve të Gjakut në Shqipëri. Në të njëjtën kohë Shoqata argumenton se Ministria e Shëndetësisë duhet tu qëndrojë deklaratave të saj se ”për katër fëmijët e infektuar nga pakujdesia e mjekut dhe e gjakut jo të sigurt, Ministria do jepte në formën e shpërblimit një shumë prej 10.000 euro për çdo fëmijë. Shoqata e Dhuruesve të Gjakut në emër të 15.000 anëtarëve të saj edhe njëherë kërkon që fëmijët e infektuar të marrin masat e shpërblimit nga Ministria e Shëndetësisë për katër fëmijët e infektuar dhe të nxjerrë përpara Drejtësisë personat përgjegjës. Nëse nuk merren masat e duhura, Shoqata e Dhuruesve të Gjakut do të ndërpresë dhurimin e Gjakut në qendrat e mbledhjes së gjakut, pasi jeta e dhuruesve të gjakut dhe e njerëzve që kanë nevojë për të nuk është e sigurt”, përfundon deklaratën e saj Shoqata e Dhuruesve të Gjakut në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010