BE: Zgjidhni urgjent ngercin politik
Rozeta Rapushi
Vetem 24 ore kohe per partite politike qe te gjejne formulen qe do t'i jape fund krizes politike ne vend. Komisioneri per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise, Stefan Fule u vuri forcave politike afat qe ngercin ta zgjidhin brenda dites se sotme. Ose me sakte, para se ai te shkele ne territorin shqiptar, me 19 mars. "Shpresoj shume qe ngerci, i cili lidhet me pjesemarrjen aktive ne Kuvend te deputeteve te Partise Socialiste, te mund te zgjidhet para vizites sime", tha dje Fule, i cili do te vizitoje vendin tone ne 19 mars. Ne kuader te vizitave ne vendet e Ballkanit Perendimor ne fundjave, diten e premte, Fule do te ndalet ne Shqiperi ku do te zhvilloje takime me kreret e shtetit dhe te politikes. Ne baze te axhendes se tij, fillimisht Komisioneri per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise, do te takoje Presidentin Bamir Topi, i cili nder te tjera ka luajtur dhe rolin e negociatorit ne gjetjen e mundshme te nje zgjidhjeje per krizen politike ne vend. Me pas Fule do te takoje kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nuk do te mungoje edhe takimi me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Duke kerkuar zgjidhjen e ngercit para vizites se tij, Fule u beri thirrje dje forcave politike ne vend qe ne keto 24 ore te dialogojne per te gjetur zgjidhjen e krizes. "U bej thirrje te gjithe udheheqesve politike qe te punojne se bashku, ne menyre qe Shqiperia te coje perpara reformat e duhura ne te mire te vete qytetareve te saj, si edhe ne te mire te aspiratave te saj evropiane", keshilloi Fule. Komisioneri Fule po zhvillon vizita ne vendet e Ballkanit Perendimor per te diskutuar perparimin e secilit prej ketyre vendeve ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai nuk eshte i pari qe vendos nje date limit per politiken shqiptare per te gjetur zgjidhjen e krizes. Pak dite me pare, ishte drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Pier Mirel i cili tha se brenda dates 18 mars, politika duhet te kete gjetur nje rruge zgjidhje per te dale nga kriza. Se si do te shkoje dialogu mes paleve, nen presionin e vazhdueshem dhe thirrjeve te nderkombetareve, do te shihet ne seancen plenare te dites se sotme. Seance e cila duket se eshte mundesia e fundit per politiken shqiptare qe te mos zhgenjeje edhe njehere nderkombetaret por te gjeje nje zgjidhje sa eshte ne kohe. Ne seancen e sotme, do te diskutohet nisma e PS-se per ndryshimin e ligjit per Komisionet Hetimore Parlamentare, qe permban kerkesen per hapjen e kutive te votimit.
Paralajmerimi
Komisioneri per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise, Stefan Fule, tha dje se shpreson shume qe ngerci, i cili lidhet me pjesemarrjen aktive ne Kuvend te deputeteve te Partise Socialiste te mund te zgjidhet para vizites se tij, me 19 mars ne Shqiperi.