Fajon, apel Parlamentit: Koha te tregoni pjekuri politike?
"Perpara votimit neser(sot), ne Parlamentin shqiptar per ngritjen e nje komisioni parlamentar hetimi, i cili duhet te beje nje hetim te plote te menyres se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, do te doja te theksoja rendesine e nje dialogu bashkepunues transparent dhe te pergjegjshem mes paleve. Tani qe Shqiperia eshte ne fazen finale te liberalizimit te vizave behet edhe me e rendesishme te tregohet gatishmeri per te punuar se bashku per me te miren per popullin dhe per vendin. e menyre qe te vazhdohet ne rrugen drejt integrimit evropian Shqiperia duhet te jete efikase dhe konkrete kur vjen puna tek integriteti, sundimi i ligjit dhe te drejtat themelore. Une shpresoj sinqerisht se Parlamenti Shqiptar do ta kete parasysh se kjo eshte po ashtu koha per te provuar pjekurine politike dhe se ne menyre te bashkuar do te arrije nje zgjidhje pozitive dhe konstuktive",-tha Tanja Fajon, anetare e Parlamentit Evropian dhe raportuese per liberalizimin e vizave per Ballkanin Perendimor. "Une shpresoj qe partite e qeverise shqiptare pas kthimit te opozites ne Parlament, do te japin nje pergjigje pozitive ndaj kerkesave te opozites per te ngritur nje komision hetimor dhe per te siguruar transparencen e zgjedhjeve per te gjitha forcat politike ne parlament cdo here, pas zgjedhjeve lokale apo parlamentare", nenvizoi ajo. "Hetimi dhe masat e propozuara nga opozita duhet te arrijne transparencen e plote si themeli i permiresimeve te rendesishme ne menyren se si do te zhvillohen zgjedhjet ne te ardhmen per te permbushur standardet nderkombetare. Vetem ne kete menyre do te mund te vendoset themeli i nje dialogu konstruktiv mes qeverise dhe opozites. Shqiperia ka nevoje te tregoje pjekurine e saj politike me shume se kurre ne kete moment vendimtar per liberalizimin e vizave dhe duke pasur parasysh fuqizimin e procesit te integrimit evropian te vendit",-tha Fajon.