Sot demonstrata policia rrethon kryeministrinë
TIRANE- Do të zhvillohet sot në mesditë demonstrata e paralajmëruar e opozitës së bashkuar shqiptare për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.Me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” protestuesit, të ardhur dhe në rrethe të ndryshme të vendit, pritet të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 14.00. Një plan konkret masash janë marrë dhe nga policia për të ruajtur rendin gjatë ditës së sotme dhe për të parandaluar çdo akt dhune gjatë demonstratës së opozitës
ORA 11:30-POLICIA RRETHON SELINË E KRYEMINISTRISË
Ndërsa duhen rreth 3 orë të nisë demonstrata e parlajmëruara nga Opozita e Bashkuar, kordona të shumtë policie kanë rrethuar sot nga të katër anët selinë e kryeministrisë. Vihen re se policia është pajisur me kaska mbrojtëse dhe shkopinj gome.
Deri në këto momente trafiku I qarkullimit të automjeteve është i lirë ndërsa bien në sy masat e marra nga policia.
KORCE, 25 AUTOBUSE E 100 MAKINA NISEN DREJT TIRANES
ORA 08:30- Në rrethe ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do ti bashkohen demostratës së opozitës mesditën e sotme në Tiranë. Në qytetin e Korcës, NEWS24 raporton se sot në mëngjes rreth 25 autobuzë dhe përafërsisht 100 makina të vogla, të cilat po bëheshin gati për tu nisur drejt Tiranës, për të qenë të pranishëm në demonstratën e orës 14:00 para kryeministrisë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në Tiranë. Ata shprehen se pjesëmarrësit nuk janë vetëm simpatizantë të PS-së, por dhe qytetarë të tjerë pavarësisht bindjeve politike. NEËS24 raporton se pritet që numri i automjeteve të rritet po të merret parasysh grumbullimi i protestueve në rang qarku.
SOT DEMONSTRATA E OPOZITES NEN MASA TE RREPTA SIGURIE
ORA 07:00-Do të zhvillohet sot në mesditë demonstrata e paralajmëruar e opozitës së bashkuar shqiptare për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.Me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” protestuesit, të ardhur dhe në rrethe të ndryshme të vendit, pritet të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 14.00.
Organizatorët e demonstratës bënë të ditur dje, se itinerari i demonstruesve do të jetë i tillë: Stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”. Të gjithë protestuesit, në koordinim me njëri –tjetrin do të krijojnë idenë e lumenjve të gjatë njerëzish që vërshojnë drejt bulevardit qendror, para kryeministrisë, duke demonstruar fuqinë edhe përmes numrit të madh. Në të gjitha pikat, grumbullimi do të nisë në 13:30, ndërsa në qendër parashikohet që njerëzit të jenë në orën 14:00. Burimet nga opozita thanë dje, se nuk do të ketë as podium dhe as foni, por demonstrues të rastësishëm mund të flasin me megafon, duke bërë thirrje dhe duke dhënë mesazhe kundrejt masës së njerëzve. Edhe fjalimet e krerëve të partive të opozitës nuk do të përjashtohen, por nuk do të jenë të gjata, ashtu siç ndodh në protestat e zakonshme. Fjala sot, do t’i lihet tërësisht popullit, ashtu siç kanë deklaruar edhe kryetari i PS-së dhe drejtues të tjerë të Opozitës së Bashkuar.
Gazeta Shqiptare duke iu referuar shifrave të raportuara nga drejtuesit lokalë të PS në rrethe shkruan sot se rreth 800 automjete e më shumë se 25 mijë persona pritet të “mësyjnë” sot Tiranën. Sipas tyre, këto janë vetëm shifrat që ata kanë në rrugë zyrtare dhe të organizuar, pasi pjesëmarrësit do të jenë dhjetëra herë më shumë.
POLICIA MERR MASA
Një plan konkret masash janë marrë dhe nga policia për të ruajtur rendin gjatë ditës së sotme dhe për të parandaluar çdo akt dhune gjatë demonstratës së opozitës.
GSH shkruan sot se rreth 3500 efektivë policie do të jenë në gadishmëri sot. Përveç sektorëve të hetimit të krimeve, akteve terroriste, punonjësve të policisë së rendit që do të jenë përkrah turmave, policia rrugore do të jetë në gatishmëri thuajse 24-orëshe, e instaluar jo vetëm kryqëzimeve por edhe hyrje-daljeve të Tiranës.
Një sërë rrugësh do të merren në mbrojtje nga policia rrugore. Konkretisht bulevardi, rrugë e “Durrësit”, e “Kavajës”, e “Elbasanit” do të mbikëqyrën në mënyrë të rreptë për të mundësuar qarkullimin normal në Tiranë.Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur dje se tubimet sipas itinerarit të njoftuar, do të monitorohen me kamera.
Mazhoranca akuzon opozitën se kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, ndërsa Opozita thotë se do largimin e Berishës dhe zgjedhje të reja.
Demonstrata po ndiqet me vëmendje dhe nga nga komuniteti ndërkombetar. Ambasada amerikane në Tiranë lëshoi dje një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste të popullit, gjithmonë nëse ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë institucionet.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera SEQUI I BE: DEMONSTRATA PAQESORE, POLICIA TE MOS USHTROJE DHUNE