E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari i katërt, brenda nëntorit ne treg

Tregut të celularëve në Shqipëri do t‘i shtohet edhe një operator tjetër.

Ministria e Telekomunikacionit në bashkëpunim me AKEP, ka përfunduar të gjitha procedurat për zhvillimin e tenderit, ndërkohë që hapja e ofertave parashikohet të zhvillohet në 10-ditëshin e parë të muajit nëntor.

Interesi për celularin e katërt ka qenë i madh, por çdo gjë do të konkretizohet me hapjen e ofertave. Ministri Olldashi, gjatë një prononcimi për "Shqip", ishte shprehur me pare se procesi i shitjes së licencës do të jetë i vështirë për vetë natyrën e tregut që ofron Shqipëria.

Aktualisht, vendi ynë, me rreth 3.2 milionë banorë, e bën disi të vështirë praninë e një celulari të katërt, duke u nisur edhe nga përvoja e vendeve të tjera. Hyrja në treg e një operatori të ri parashikon t‘i ulë ndjeshëm tarifat e bisedave celulare dhe cilësi më të mirë shërbimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›