BE bën thirrje për angazhim nga liderët politikë grekë
BRUKSEL- "Ne kemi tejkaluar limitet kohore. Marrëveshja duhet të përfundojë tani”, tha nga Brukseli, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Amadeu Altafaj.
Për më tepër, ai theksoi se angazhimet kërkohen nga udhëheqësit politikë grekë, para fillimit të një takimi të ministrave të financave të BE-së.
Siç shpjegoi përfaqësuesi i Komisionit, “për shkak të faktit se disbursimi i fondeve të nevojshme duhet të bëhet në mars, Athina duhet të ketë përfunduar një seri transaksionesh ligjore".
"Topi tani është në Greqi", tha zëdhënësi evropian, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka një plan bindës për Greqinë. "BE-ja ka punuar ditë e natë për të gjetur një zgjidhje për problemin grek", deklaroi ai.
Kur u pyet, se përse duhet të reduktohej paga minimale në Greqi, tha se “ajo është shumë e lartë në krahasim me atë që është në Portugali dhe Spanjë”.