Berisha: Digat në nivelet më të ulëta historike, energjia me çdo çmim
TIRANE- Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar deklaroi se qeveria e tij është e gatshme të bëjë gjithcka, me qëllim që qytetarët të furnizohen me energji elektrike, pasi sic tha ai situata është problematike.
“Do bëjmë të pamundurën për të bërë furnizimin me energji elektrike. Cmimet janë shumë të kripura edhe në rajon, por vendimi ynë është i prerë dhe përfundimtar në do blejmë energji, në mënyrë që vendi të mos vuajë mungesën e saj. Do prekim buxhetin e shtetit, mundësitë e tjera janë ezauruar krejtësisht”, tha ai.
Sipas kryeministrit, megjithëse ditët e fundit ka pasur reshje shiu, ndërsa bora ka zbardhur veriun e verilindjen, përsëri digat janë në nivelet me të ulëta historike. Berisha siguroi më tej se, energjia do të sigurohet me cdo kusht.
“Ne vazhdojmë t’i mbetemi premtimit, do mbështesim KESH-in për imprtimin e energjisë edhe pse konsumi ka arritur në vlera të paimagjinueshme”, tha ai më tej.
Kreu i qeverisë u shpreh se, "duhet t'u ofrojmë ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora si dhe do t'u garantohet atyre energjia elektrike".
BERISHA: DO SHKOJ NË AZERBAJXHAN PËR LINJËN E GAZIT TRANS-ADRIATIK
Berisha e ndali vëmendjen e tij edhe tek gazsjellësi trans-adriatik, që sic tha ai, ka mundësi të kalojë në Shqipëri.
Kryeministri u shpreh madje se pikërisht pë këtë linjë, do të vizitojë Azerbajxhanin, vendin ku “në 2-3 muajt e fundit do të merret vendimi për linjën e gazit trans-adriatik”.
Sipas Berishës, Kalimi i linjës së këtij gazsjellësi në Shqipëri do t’i kursente vendit disa mln euro.
“Gazsjellësi që do të kaloj në Shqipëri është më i rëndësishmi në korridorin e jugut”, tha kryeministri.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Vetëm Rama dëshpërohet nga rritja ekonomik