Greqi, të burgosurit shqiptarë: Kemi 24 orë, pa ujë e ushqim
ATHINE- Një i burgosur shqiptar në Greqi telefonon në News 24 për të shprehur shqetësimin se, që nga dita e djeshme të burgosurit atje vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimit.
Ai quhet Fatos Rama dhe rrëfen se ndodhet në burgun e Patras, ku shpesh mungon ngrohja dhe medikamentet, ndërsa së fundimi edhe uji e ushqimi.
Rama deklaron për News 24, se ky fakt i është komunikuar nga drejtori i burgut, i cili ka deklaruar se nuk ka më fonde.
“Ushqimi mungon nga dita e djeshme, ngrohja dhe ilacet kanë munguar shpesh, nga dita e djeshme është ndërprerë ushqimi komplet. Sot në mëngjes u takuam tek Drejtori i burgut dhe na tha qartë se nuk kam asnjë ushqim, asnjë gjë, është puna juaj se cdo bëni. Nuk ka asnjë fond”, rrëfeu i burgosuri në një komunikim me telefon për News 24.
Duket se situata paraqitet e njëjtë edhe në burgun e Athinës, Koridhalos. Një i burgosur tjetër shqiptar, i quajtur Leonardo Precaj, në një komunikim me News 24 ka denoncuar se edhe atje prej 24 orësh mungon ushqimi.
Sipas tij “Në Koridhalos janë 2500 të burgosur, të mbetur pa ushqim, ndërkohë që drejtoiria e burgut shprehet se prêt që ministria të japë një zgjidhje për këtë situatë”.
(ma.ar/BalkanWeb)