BE bie dakord për të ndihmuar Greqinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministrat e Financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta. Pas një takimi në Bruksel, ata nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë Greqinë, por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje. Për javë të tëra tregjet financiare dhe kreditore po prisnin ndonjë përgjigje, nëse do të vinte mbështetja e premtuar e BE-së për Greqinë. Franca dhe Gjermania arritën një marrëveshje për një plan financimi për të ndihmuar Greqinë që do të përfshijë edhe ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zyrtarët në Bruksel thanë se paketa e ndihmës, që do të duhet të aprovohet edhe nga vendet e tjera të eurozonës, do të jetë 23 miliardë dollarë.
Vendimi
Pas katër orësh takimi ministrat e Financave të 16 vendeve që ndajnë monedhën euro, njoftuan se kishin rënë dakord rreth mjeteve me të cilat vendet që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane do të koordinojnë ndihmën për Greqi në qoftë se ajo dëshmohet si e domosdoshme. Udhëheqësi i eurozonës, zyrtari i Luksemburgut, Zhan Klod Junker, tha se plani ishte që të mbushen zbrazëtirat financiare që mund të shfaqen në betejën e Greqisë për të kontrolluar financat e saj. Krerët e BE do të vendosin për detajet e kësaj pakete financiare të shpëtimit gjatë një takimi më 25 dhe 26 të këtij muaji. Por kjo është ende larg një marrvëshjeje të prerë. Ky njoftim në prag të takimit të ministrave financiarë në Bruksel ishte dukshëm i shkurtër në detaje. Kreu i grupit të eurozonës tha se masat që po ndërmerr Greqia kanë mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera financiare dhe ekonomike. I pyetur nëse ndihma për Greqinë do të ishte në formën e garancive të kredisë, zoti Junker tha se jo.
Mbështetja
Pas takimit, Presidenca franceze tha se do të duhet të kishte "kushte shumë precize", në të cilat 16 vendeve të eurozonës "u kërkohej që të ndërhynin" për të ndihmuar Greqinë. Kredi të koordinuara mes FMN-në janë parashikuar në këtë marrëveshje. Udhëheqësit e BE-së tani po diskutojnë planin. Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Bruksel për një samit dyditor, por që pritej të dominohej nga kriza ekonomike greke. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, deklaroi më herët se një plan shpëtimi për Greqinë duhet të zbatohej vetëm si një alternativë e fundit për zgjidhjen e krizës. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, tha se vendi i tij do të merrte masa shtrënguese të dhembshme, pavarësisht asaj që do të ndodhte në samit. Vlera e euros ndërkaq ka rënë ndjeshëm, për shkak të shqetësimeve se problemet e Greqisë me buxhetin po zgjeroheshin.
Merkel: “FMN, pjesë e ndihmës për Greqinë”
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, në takimin e vendeve të Bashkimit Evropian kërkoi ndryshimin e marrëveshjeve të Unionit, që krizat në të ardhmen të mund të adresohen në mënyrë më efikase. Merkel, gjithashtu, ka pohuar se do të kërkojë që Fondi Monetar Ndërkombëtar ta ndihmojë Greqinë, si dhe të jepen kredi nga vendet anëtare, si pjesë e raporteve dypalëshe. Të gjitha këto masa do të jenë si mjeti i fundit, deklaroi kancelarja gjermane.
Sarkozi e Merkel: “BE të ndëshkojë urgjentisht spekulantët”
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi i kanë kërkuar Komisionit Evropian të fillojë një hetim lidhur me spekulimet financiare që mund të kenë luajtur një rol në krizën greke të borxheve. Në një letër të përbashkët, që është nënshkruar edhe nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ata thonë se BE-ja duhet të konsiderojë ndalimin e tregtimit spekulativ të instrumenteve financiarë të rrezikut të lartë që njihen si shkëmbimet e kredive të papaguara. Kancelarja Merkel dëshiron ti japë BE-së më shumë fuqi në përpjekje për të parandaluar një përsëritje të krizës greke. Ashtu si kryeministri grek, Papandreu, dhe presidenti francez, Sarkozi, ajo fajëson spekulimet financiare për krizën. Në një letër të përbashkët të tre këta i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të fillojë një hetim sa më shpejt që të jetë e mundur për rolin dhe ndikimin e praktikave spekulative që lidhen me tregtimin e bonove qeveritare evropiane.
Nëse ka prova për abuzim, thotë letra, BE-ja duhet të shqyrtojë mundësinë për të ndaluar tregtimin spekulativ të instrumenteve komplekse financiare që quhen shkëmbimet e kredive të papaguara. Gjatë një vizite në Uashington, Papandreu tha se spekulatorët po fitonin miliarda çdo ditë duke vënë baste mbi mundësinë e mospagimit të borxheve nga Greqia. Ai nuk përmendi emra, por autoritetet amerikane po hetojnë përdorimin e këtyre mekanizmave nga kompania Goldman Sachs dhe banka të tjera ndërkombëtare. Sipas njoftimeve të shtypit, Goldman Sachs ka ndihmuar gjithashtu një qeveri të mëparshme greke që të maskojë borxhin e vendit, me qëllim që të plotësonte kushtet për futjen e monedhës euro. Por, nëse nuk ka koordinim midis Evropës dhe SHBA-së, hapat për të ndaluar tregtinë spekulative nuk do të kenë ndikim të madh. Dhe kritikët argumentojnë se spekulatorët thjesht janë një objekt i lehtë sulmi.
Greqia, thonë ata, duhet të përqendrohet në zvogëlimin e shpenzimeve të veta dhe Evropa në zbatimin më të mirë të rregullave të saj.
Kriza greke rrezikon të prekë vendet e eurozonës
Problemet ekonomike të Greqisë mund të sjellin efekt zinxhir në të gjitha vendet e zonës së euros. Ky mendim është mbrojtur sot nga Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, e cila tha se borxhi grek përbën rrezik financiar për të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian. “Nëse cilido vend i eurozonës bëhet jolikuid, atëherë kjo do të nënkuptonte rreziqe serioze për të gjithë në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ekonominë më të madhe evropiane”,- tha Merkel në një fjalim në parlamentin gjerman. Euro ka rënë në nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan në 10 muajt e fundit nga shqetësimet rreth krizës greke. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, u bëri thirrje liderëve të BE-së të veprojnë për të stabilizuar euron. Athina ka urdhëruar uljen e shpenzimeve dhe rritjen e taksave për ta zvogëluar deficitin buxhetor, i cili është katër herë më i lartë se kufiri i caktuar nga BE-ja.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010