E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema “Gjyshet e revolucionit”, komizmi i dhimbjeve të botës moderne

Autori i Lajmit: Redaksia

Kanë një model për të dokumentuar historinë dhe jetën në Maqedoni. Referimi janë vëllezërit Manaki. Ky është një ndër komentet e mediave kur dy regjisoret Petra Selishkar dhe Brend Ferro u morën me prodhimin e dokumentarit Gjyshet e revolucionit dhe rezultoi mjaft i suksesshëm. Ka një përvojë të filmit dokumentar në Maqedoni, sidomos kur flitet për brezat që pasojnë kinematografinë dhe kanë lënë gjurmë me përvojën e tyre krijuese. Konsideruar si një gjest me vlerë dokumentari, Gjyshet e revolucionit është një co-produksion me RTV e Sllovenisë, Dream Maqedoni dhe Video Movimiento Nacional de Cuba, shënon vitin e prodhimit në 2007, dhe deri tani ka njohje nëpër festivale ndërkombëtare. Arsyeja pse ky dokumentar ndodhet edhe në Shqipëri, ku u shfaq dje në mbrëmje në akademinë Marubi, në kuadrin e pranverës frankofonë, lidhet me dhimbjet e botës moderne. Autorët e filmit kanë arritur të transformojnë familjet e tyre, në tregime intime, në një histori epike për të theksuar pikat vendimtare të aspekteve universale të ekzistencës dhe moralit. Selishkar arrin të prekë fatet botërore me fatin e familjes së tij, duke mbërthyer gjithë logjikën në absurditetin e ekzistencës njerëzore sot. Pa paragjykime, censurë, ky film, përmes të vërtetës së saj, e ka detyruar kritikën të shprehet se na bën të mendojmë seriozisht për të vërtetat tona, na detyron për tu përballur me dilemat tona: përse, dhe sa kohë një jetë njerëzore duhet të jetë mes absurdit dhe ekzistencës. Apo duke u mprehur pyetja nëse çdo gjë varet në apo disa forca të tjera të drejtpërdrejta në shtigjet e jetës sonë?! Ky gërshetim i hollë i tregimeve të jetës dhe të dhënat e filmit dokumentar shënojnë dimensionin themelor të këtij filmi. Filmi mbështetet mbi materiale arkivore, selektive dhe tërheqëse, duke mos tejkaluar funksionin e filmit. Ndoshta do të tingëllonte jopopullore dhe e modës së vjetër për të kërkuar për mesazhin universal të këtij filmi, por kritika është shprehur se kjo rri pezull, e arritshme dhe e dukshme për të gjithë. Ky film konsiderohet si një mundësi e rrallë për të pasur një pasqyrë të botës së prodhimit të dokumentarit, që shkakton befasi dhe herë pas herë të papritura emocionuese. Në qoftë se gjatë këtyre 88 minutave vëmendjen tuaj nuk e pushton e qeshura, nga dhembshuria për lartësim, nga neveria për dashuri, atëherë nuk ka diçka të vlefshme në këtë film.
Pranvera Frankofone
Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke, maqedonase si dhe institucionet kulturore në vend, do të sjellë aktivitete të shumta kulturore që nisin në datat 19 mars-7 prill 2010. Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë (20 mars) është rasti për të festuar frankofoninë, e ndërtuar në bazë të diversitetit kulturor, që është simboli të cilin ajo e mbron si një të drejtë fondamentale. Frankofonia ka luajtur një rol të rëndësishëm për UNESCO-n për të adaptuar Konventën mbi mbrojtjen dhe diversitetin e shprehjes kulturore, pasi shtetet që janë pjesë e kësaj konvente të bëhen partnerë të këtij organizimi. Është vokacioni i thellë i frankofonisë, që nëpërmjet gjuhës frënge takohen të gjithë kontinentet dhe kulturat. “Frankofonia u ka rezistuar sprovave të kohës dhe ka ditur të rigjenerohet e reformohet duke ruajtur identitetin e saj jo vetëm falë angazhimit militant të gjithë atyre që i kanë shërbyer dhe e kanë përkrahur me besnikëri përgjatë këtyre dyzet vjetëve, por edhe falë gjuhës dhe vlerave të cilat na bashkojnë”. Me këto fjalë, sekretari i Përgjithshëm i Frankofonisë, Abdou Diouf, tregon për misionin e frankofonisë në të gjithë shtetet ku ajo përcjell kulturën dhe vlerat e gjuhës frënge. Shkrimtarja zvicerane me origjinë shqiptare, Besa Myftiu (pedagoge në Universitetin e Gjenevës) do të prezantojë librin “Rrëfime nga vendet e harruara”, shoqëruar prej këngëtares së muzikës xhaz Elina Duni dhe pianistit Gentian Rushi. Në programin e “Pranverës Frankofone” vihen re edhe projeksionet e filmave si: “Gjeli kokëprerë”, realizuar nga regjisori rumun Radu Gabrea , “Lufta mbaroi”, realizuar nga maqedonasi Mitko Pano, “Ujë dhe zjarr”, realizuar nga Kiro Urdin, “Misteret e Egjiptit” me Omar Shariff, realizuar nga Bruce Neibaur. Teatri, si një nga shtyllat e rëndësishme të këtij aktiviteti do të ketë pikëtakimet e tij me publikun me shfaqjet “Ishulli i të gjitha rreziqeve” nga Ann Rocard, interpretuar nga nxënësit e Liceut të gjuhëve të huaja Asim Vokshi në Tiranë, si dhe teatri në shqip “Sonte jam vetëm” nga André-Paul Antoine vënë në skenë nga Enver Petrovci, me aktorët Ilir Tafa dhe Niada Saliasi, një shfaqje që do të interpretohet në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit në Tiranë. Priten koncerte recitale nga Pascal Gallet dhe koncert i Trios Alexis Rault- Alex Beaupain - Pierre Souchon . Organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme Franceze dhe Shqiptare, “Pranvera Frankofone” do të ketë një lëvizje në shumë qytete të vendit si Tiranë, Korçë, Përmet, Shkodër, Elbasan, duke ruajtur një gjithëpërfshirje të aktiviteteve si koncerte, takime poetike, homazh për shkrimtarët francezë, teatër dhe performancë artistike.

Ky lajm është publikuar: 26/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›