Korçë, masakrohet pronari i magazinës, dyshohet grabitja
Autori i Lajmit: Redaksia
Një i moshuar nga Pojani i Korçës është masakruar dje për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Policia e Korçës bëri të ditur se Nexhat Gega, rreth 70 vjeç ka gjetur vdekjen nga goditje me sende të forta.
70-vjeçari ishte pronar i një magazine materialesh ndërtimi në Pojan të Korçës dhe ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit pikërisht në magazinën e tij, pasi ai kalonte natën atje për ta ruajtur nga grabitjet e mundshme. Paraprakisht dyshohet se persona ende të panjohur që mund të kenë pasur si synim grabitjen e dyqanit, pasi kanë hasur në rezistencën e pronarit të dyqanit, ose mund të jenë njohur prej tij e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dhe vdekjen të moshuarit.
Ngjarja
Gjatë natës punën e rojës së objektit e kryente babai i kësaj familjeje, 73-vjeçari, Nexhat Gega. Nga hetimet paraprake të policisë mbrëmjen e kaluar Gega është ndarë nga familjarët për të marrë turnin si roje i objektit. Ai është pritur përgjatë gjithë mëngjesit të së enjtes nga familjarët, ndërkohë që kthimi i tij nga puna nuk po dukej. Ka qenë djali i madh i viktimës që është nisur drejt magazinës për të parë se çfarë po ndodhte me të atin. Me të hyrë në magazinë ai ka gjetur 73-vjeçarin të shtrirë në tokë të përmbytur nga gjaku. Goditjet me mjete të forta në kokë i kishin marrë jetën Gegës, ndërkohë që menjëherë pas konstatimit është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht nga hetimet e para është mësuar, se agresori ose agresorët kanë hyrë nëpërmjet një dritareje të magazinës gjë që të le të mendosh se kemi të bëjmë me një rast të pastër grabitjeje. Gega ka pikasur grabitësin dhe gjatë reagimit të tij, është goditur në kokë me mjete të ftohta, goditje tepër të forta që i kanë shkaktuar plagë me pasojë vdekjen.
Pistat e hetimit
Përveç pistës së grabitjes, pista e dytë e hetimit të policisë është edhe ajo e një hakmarrjeje të mundshme. Janë shoqëruar nga ana e policisë dhjetëra banorë të fshatit Pojan, të cilët mendohet se mund të çojnë në zbardhjen e krimit dhe të ndihmojnë në gjetjen e autorit. Megjithëse është e disata herë që shumë grabitje si dhe ngjarje të tjera të rënda kanë mbetur pa autor. Rasti më i fundit është ajo e shfaqjes së maskave vetëm tri ditë më parë në rrugën nacionale që të çon në Doganën e Gorricës, pikërisht tek vendi i quajtur Qafa e Zvezdës. Edhe qyteti i Korçës si edhe ai i Pogradecit “ndëshkohen” me grabitje nga persona që në të shumtën e rasteve mbeten të panjohur.
Rastet
Rajoni i Korçës kohët e fundit po humbet rendin dhe qetësinë. Prej shumë kohësh Korça është përfshirë nga ngjarje të rënda. Rishfaqja e maskave në rrugët nacionale dhe në lokale në qendër të qytetit, rrëmbimi i bizhuve nga qafa e grave në mes të ditës, boshatisja e shtëpive të qytetarëve sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë, është fatkeqësisht tabloja e një sigurie tejet të cunguar në rajonin juglindor të vendit, që e karakterizon kohët e fundit.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010