BE dënon dhunën në Egjipt

"Jam shumë e brengosur për shkak të trazirave dhe përleshjeve të ashpra në Egjipt, veçanërisht në sheshin Tahrir, gjatë kësaj fundjave", theksoi në kumtesën e saj përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Ajo shprehu brengosje për shkak viktimave dhe bëri thirrje për paqe dhe përmbajtje, duke e dënuar dhunën ashpër.
Policia në ditën e dytë të dhunës në kryeqendrën egjiptiane, u mundua me shufra dhe gaz lotsjellës t'i dëbojë mijëra protestuesit, të cilët kërkojnë kalim urgjent të qeverisë në duart e organeve civile dhe tërheqje të udhëheqësisë së përkohshme ushtarake në vend.
Sipas burimeve mjekësore, të paktën katër persona kanë humbur jetën nga plumbat, ndërsa të tjerët janë ngulfatur nga gazi lotsjellës.
Dhuna po ndodhë, pak më tepër se një javë para se egjiptianët të fillojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare, më 28 nëntor, që janë zgjedhjet e para prej përmbysjes së ish- presidentit, Hosni Mubarak.