E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa është e sigurt Shtëpia e Bardhë?

Është mjaft shqetësues fakti si “Jezu Krishti” i vetëshpallur i kohërave moderne ka arritur me plumbat e tij deri te ndërtesa ekzekutive e SHBA-së-por përkundër të gjitha masave të mundshme të sigurisë, Shtëpia e Bardhë kurrë nuk është parashikuar si një fortesë.

Natyrisht, Shtëpia e Bardhë është një shënjestër mjaft e vështirë. Ka xhama anti-plumb, barriera, grilat dhe sensorë. Për siguri në të gjitha anët kujdesen pjesëtarët e shërbimit të fshehtë, ka patrulla në këmbë, policë me biçikleta, me automjete dhe me qen për zbulimin e bombave. Madje është raportuar se i gatshëm është edhe një sistem anti-ajror për të rrëzuar aeroplanët, të cilët do të tentonin të ndërmerrnin sulme vetëvrasëse, si ato të 11 shtatorit 2001.

Por asnjë nga këto masa nuk ndalën javën e kaluar dorasin e dyshuar, Oscar Ramiro Ortega Hernandezin, një student 21 vjeçar. Zyrtarët theksuan se ai ja ka arritur të qellojë, por jo edhe të depërtojë një dritare të Shtëpisë së Bardhë, pasi që shkrepi armën e tij nga Sheshi i Kushtetutës. Ortega, i cili duket si një person, i cili nuk është i baraspeshuar, thuhet se presidentit Barack Obama i është referuar si “anti-Krisht” dhe “djall” dhe në një porosi të xhiruar e ka cilësuar vetën si një “Jezu Krisht të kohërave moderne”.

Zëdhënësi i shërbimit të fshehtë, Edvin Donovan, nënvizoi gjatë një interviste se theksoi se duhet të nënvizohet se sulmuesi ka qenë mjaft larg Shtëpisë së Bardhë.

“Është me rëndësi të theksohet se individi në fjalë ka qenë mjaft larg dhe presidenti nuk ka qenë fare i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, në momentin kur ndodhi incidenti. Kur incidenti ndodhi, u nevojiten vetëm disa minuta për të zbuluar automjetin dhe armën e sulmuesit”, thotë Donovan. Megjithatë, u nevojiten disa ditë para se Ortega të vendosej prapa grilave.

Të ndalosh dikë, që të shkrep armën e tij nga prapa grilat e Shtëpisë së Bardhë, duket se nuk është një gjë e lehtë.

“Në çdo moment ndonjë i çmendur, kudo qoftë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, mund ta konsiderojë vetën si Krishti dhe ta cilësoi presidentin si anti-Krisht”, thotë John Adler, president kombëtar i Asociacionit Federativ të zyrtarëve për zbatimin e ligjit.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë këtë”, shton ai. Që nga viti 2010, fondet e reja kanë ndihmuar zyrtarët e shërbimit të fshehtë që të kenë në dispozicion pajisjet e nevojshme, rrëfen më tutje Adler.

Por incidenti i fundit shërben si përkujtues se edhe përkundër faktit se sulmuesi i fundit nuk shkaktoi ndonjë dëm më të madh, sulmuesit tjerë të trajnuar dhe më të dedikuar mund të paraqesin një kërcënim shumë më serioz.

Shkeljet e procedurave të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë me kalimin e viteve kanë pasur forma të ndryshme. Ka pasur përpjekje për sulm nga ajri, siç ishte rasti me incidentin në vitin 1974, me një helikopter të vjedhur të ushtrisë amerikane. Në vitin 1994, një person në gjendje të dehur përplasi një Cesna të vjedhur në pjesën jugore të Shtëpisë. Sulmuesit kanë ardhur të armatosur me armë zjarri, me thika, me bomba.

Por ajo që e bën Shtëpinë e Bardhë potencialisht të lëndueshme, është vetë historia e kësaj ndërtese: ajo kurrë nuk ka qenë e dizajnuar që të jetë një fortesë apo një pallat. Në vend të kësaj, plani për Shtëpinë e Bardhë dhe qytetin përreth saj ka qenë që në të kenë qasje të gjithë amerikanët, të cilët interesohen për qeverinë e tyre.

“Gjithmonë ka qenë një baraspeshë mes qasjes dhe sigurisë. Shtëpia e Bardhë është një strukturë ikonë e SHBA-së”, thotë Donovan.

Për pjesën më të madhe të historisë së saj, Shtëpia e Bardhë ka qenë e hapur për amerikanët e thjeshtë në një nivel të paimagjinueshëm. Kishte qenë vetë presidenti Jefferson ai, i cili kishte urdhëruar që Shtëpia e Bardhë të hap për çdo ditë dyert e saj për vizitorët.

Dhe kështu ishte për gati një shekull e gjysmë. Kjo politikë zgjati deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur edhe morën fund vizitat në Shtëpinë e Bardhë.

Masat e sigurisë u shtuan dukshëm gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, pas vrasjes së Kennedyt dhe kërcënimeve terroriste që po shtoheshin.

Më pas, në vitin 1995, pas sulmit me bombë kundër ndërtesës qeveritare në Oclahoma City dhe përplasjes së aeroplanit në pjesën jugore të ndërtesës, qeveria ajrore mbylli hapësirën për trafik ajror në sheshin Pennsylvania, para Shtëpisë së Bardhë.

Ky hap atëbotë konsiderohej si i patolerueshëm nga aktivistët liberalë. Gjatë 16 viteve në vijim, retorika e ashpër në lidhje me masat e shtuara të sigurisë është zbehur dhe masat e sigurisë vetëm sa janë shtuar edhe më tepër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›