BE dënon dhunën në Mitrovicë
Bruksel - Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër tensionet dhe dhunën në Mitrovicë. Me anë të një deklarate, presidenca çeke e BE-së, dënon"fuqishëm dhunën aktuale në veri të Mitrovicës" dhe ka shfaqur nevojën urgjente për hetime të gjëra të këtyre akteve nga autoritetet. Me anë të komunikatës, presidenca çeke "çmon veprimin e shpejtë të EULEX-it dhe KFOR-it dhe bashkëpunimin e tyre efikas me policinë e Kosovës për ripërtëritjen e sundimit të ligjit dhe të sigurisë".
Presidenca u bën thirrje të gjitha komuniteteve që të përmbahen nga deklaratat ose veprimet që mund të provokojnë trazira të mëtejme.
Presidenca u bën thirrje të gjitha komuniteteve që të përmbahen nga deklaratat ose veprimet që mund të provokojnë trazira të mëtejme.