Gül ofron mbështetjen e Turqisë për Kosovën
Ankara - Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendtit të Kosovës Jakup Krasniqi, të martën në Ankara, është shprehur i sigurt se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës do të thellohen, dhe se komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët turq me origjinë shqiptare në Turqi, duhet të luajnë rolin e urës lidhëse midis dy vendeve.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për njohjen sa më të gjerë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gül, duke premtuar se do të vendi i tij do të vazhdojë të organizojë kontakte miqësore midis Kosovës dhe vendeve nga të cilat kërkohet njohja. “Fokusim yni do të jenë sidomos vendet islamike”, ka premtuar presidenti turk.
Ndërkohë Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Republikën e Turqisë në të gjitha fushat, si partner strategjikë, në dobi të interesave reciproke, të miqësisë midis dy popujve dhe të bashkëpunimit e të paqes në rajon.
Ai po ashtu ka kërkuar nga presidenti turk që, Turqia si një vend i madh dhe me kredibilitet të lartë ndërkombëtar, të ndikojë të miqtë e saj të shumtë, sidomos në botën islamike, për njohjen sa më të shpejtë dhe më të gjerë të Republikës së Kosovës, për t’ i bërë të mundur kështu hyrjen e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera politike e financiare ndërkombëtare.
Delegacioni nga Kosova, është takuar edhe me kryeministrin e Turqisë, Tayyip Erdoðan dhe kryetarin e Parlamentit turk, Koksal Toptan, nga të cilët po ashtu kanë marrë garanci se shteti turk do të angazhohet për të ndihmuar Kosovën në të gjitha sferat, sidomos rreth njohjes së mëtutjeshme të saj dhe zhvillimit ekonomik. ///telegrafi-start//