Ekspertët: Serbia të kushtëzohet për integrimin në BE
Nju Jork -Ekspertët amerikanë, Morton Abramovic dhe Daniel Server, i rikujtojnë administratës në formim të Obamas por edhe Evropës se "Perëndimi ka përfunduar luftën në Ballkan e tani duhet të sigurojë paqen", duke nënvizuar se për fat të keq Bashkimin Evropian është i përçarë ndërsa Amerika po qëndron anash. "Shteti i ri i Kosovës e ka dëmin më të madh politik nga pjesa me shumicë serbe në veri, e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi, pa një kundërshtim të fuqishëm nga BE apo SHBA. Kjo efektivisht e ndan shtetin e brishtë të Kosovës dhe i çimenton tensionet e vazhdueshme etnike. Për këtë jostabilitet shkaktar është Beogradi", theksojnë ish- diplomati Morton Ambramovic dhe nënkryetari i Institutit amerikan të Paqes Daniel Server në një artikull të botuar në gazetën "Wall Street Journal". Ata angazhohen që integrimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me "një politikë adekuate" të Beogradit ndaj Kosovës. qik