E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, ende tension, digjen dy makina

Mitrovicë -Gjatë natës së mbrëmshme në Mitrovicë janë shënuar sërish disa incidente të vogla, por gjatë ditës së sotme situata është relativisht e qetë. Dy grupe shqiptarësh dhe serbësh janë mbledhur mbrëmë në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit. Dy makina janë dëmtuar, njëra prej të cilave kishte pronar serb dhe tjetra shqiptar. Policia e Kosovës, e pjesës veriore dhe asaj jugore, ka arritur që të ndajë grupet e qytetarëve, dhe të normalizojë gjendjen pasi kanë biseduar me banorët shqiptar dhe ata serb të fshatit Suhadoll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›