E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliband letra homologëve: Njihni Kosovën

Londër - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Miliband, po lobon fuqishëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Miliband u ka dërguar letra 30 homologëve të tij nga vende të ndryshme të botës dhe u ka sugjeruar që ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Njohje të reja pritet të vijnë në adresë të institucioneve të Prishtinës, përpara se kosovarët të nisin festimet për njëvjetorin e lindjes së shtetit të tyre”-është cituar një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës me kusht anonimiteti për gazetën "Express".

“Besohet se shumë prej këtyre vendeve do të përgjigjen pozitivisht”- thotë zyrtari, duke mos saktësuar kohën se kur mund të ndodhë kjo. Sipas tij, aktualisht rreth 10 shtete mund ta njohin Kosovën para 17 shkurtit, kur mbushet një vit nga shpallja e pavarësisë. Kosovën deri më tani e kanë njohur 53 shtete. ///qik-startt///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›