E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë në 2010

Prishtinë - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka bërë të ditur se zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të mbahen në vitin 2010, ndërsa zgjedhjet lokale do të zhvillohet gjatë nëntorit të këtij viti. Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si kryetar i vendit, duke mos reflektuar qëndrimin as të pozitës, por as të opozitës. Ndërkaq, zyrtarë të ICO-së thonë se vendimin për zgjedhje mund ta marrin institucionet kosovare, por ai do të rishqyrtohet nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar nëse është në harmoni me paketën e Ahtisaarit. Opozita, veçanërisht AAK-ja, ka kërkuar vazhdimisht mbajtjen e zgjedhjeve për sivjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›