Shtajnmajer: Kosovën e pret rrugë e gjatë
Berlin - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Shtajnmajer deklaroi se Kosovën e pret rrugë e gjatë deri te shteti juridik. "Rendi dhe ligji në Kosovë nënkupton më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në tërë Evropën" deklaroi Shtajnmajer për gazetën çeke, "Pravda". Gjermania ka qenë një nga mbështetëset kryesore të shpalljes së pavarësisë së Kosovës si dhe më pas njohëse e saj.