BE dhe Banka Botërore të gatshme që të ndihmojnë Shqipërinë për të përballuar tragjedinë e Gërdecit
Kanë vazhduiar edhe dje mesazhet e ngushëllimit dhe solidatiterit por edhe premtimet për ndihma nga ana e ndërkombëtarëve për tragjedinë e ndodhur të ditë më parë në fshatin Gërdec pranë qytetit të Vorës. Kështu Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë dje një mesazh ngushëllimi nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana. “U trondita dhe u pikëllova nga aksidenti tragjik në depon e municionit afër Gërdecit, ku shumë njerëz humbën jetën e tyre. Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndiera për ju, për qeverinë shqiptare, për familjet e viktimave, si dhe për popullin e vendit tuaj. Gëzoni simpatinë time të thellë dhe mendimet e mia në këtë periudhë të vështirë”- shkruan Solana ne mesazhiun e tij. Nga ana e tij Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit Berisha për ngjarjen e Gërdecit. “Në emër të Komisionit Europian dhe në emrin tim personal më lejoni t`ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe t`ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave. Komisioni Europian është i gatshëm të mbështesë Shqipërinë pas këtij incidenti tragjik. I nderuar zoti Kryeministër, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta”- thotë në letrën e tij Barroso. Kreu i qeverisë ka marrë po dje pmesazhe ngushëllimi nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ky i fundit veç të tjerash shprehej se “kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje të thellë tek unë personalisht dhe tek mbarë qytetarët e Kosovës”. “Institucionet dhe populli i Kosovës po e ndjekin me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme në Shqipëri dhe janë gati të ofrojnë çdo ndihmë që varet prej tyre” - shkruan Jakupi. Ndërkaq gjatë telegramit të tij të ngushëllimit Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral Lietnant Xavier de Marnhac shprehet se “sëbashku me të gjithë forcat e KFOR-it, jam pranë jush dhe pranë kombit tuaj me dashurinë më të thellë për familjet që janë dëmtuar dhe që kanë patur të lënduar”. Berisha priti dje në një takim koordinatoren e PNUD-it në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett dhe përfaqësuesen e Bankës Botërore, Camille Nuamah. Këto të fundit pasi i shprehën ngushëllimet kryeministrit Berisha për humbjen e jetëve njerëzore, në ngjarjen e Gërdecit, premtuan ndihmë konkrete për familjet e prekura nga shpërthimi.