E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti, leksion serioziteti, pas tragjedisë së 15 marsit

Berisha: Qeveria nuk është kontraktore, dokumentacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, nën sitën e prokurorisë

“Qeveria shqiptare nuk ka kontraktuar kompaninë “Alb Demil” për ccmontimin e municioneve në fshatin Gërdec, qeveria vetëm ka autorizuar Ministrinë e Mbrojtjes që të përdorë këtë metodë ndër të tjera”. Kështu është shprehur dje në mbremje kryeministrit Salio berisha pas deklarimit se ai pranonte dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. “Duke shprehur të gjthë vlerësimin tim për kontributin e tij tejet të rëndësisshëm dhe tejet të çmuar në reformat forcave të armatosura, afrimi dhe bashkëpunimin e vendit me NATO, duke falenderuar zotin Mediu për të gjithë këtë kontribut unë kam vendosur të pranoj dorëheqjen e tij dhe të nis procesin e zëvendësimit të tij. Shqipëria është një shtet ligjor dhe në shtetin ligjor por ccdo njeri janë të përcaktuara tagrat, përgjegjësitë. Kam menduar në çdo minutë se si të kufizoj maksimalisht pasojat e asaj fatkeqësie të rëndë dhe unë mendoj se vendi ka njohur operacionin më të organizuar të shpëtim-kërkimit dhe se unë jam tërësisht i vendosur që po me këtë shkallë organizmi t’u përgjigjemi të gjtha pasojave të dëmit” - deklaroi kreu i qeverisë. Duke iu referuar reagimit të opozitës, kryeministri Berisha tha se Shqipëria është një vend i lirë fatmirësisht, ndonëse këshilloi mospërdorimin e kësaj fatkeqësie për të cilën “po përpiqemi t’i japim përgjigjen më të fuqishme në interesin më të mirë të atyre banorëve” për kapital politik.
I pyetur në lidhje me kompaninë amerikane SAC dhe kontratën që ajo kishte me qeverisë shqiptare për programin e asgjëzimit të armëve dhe municioneve, Berisha duke iu referuar shpjegimeve nga Minsitria e Mbrojtjes tha se kompania ka paraqitur një kërkesë më shkrim, për një kontratë të re për ccmontim municioni. “Përveç kësaj kërkese Minsitria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratën e firmosur, siç thotë Ministria e Mbrojtjes, me kompaninë në fjalë. Po të themi tani që këto të jenë falsifikuar të tëra, më duket një gjë e nxituar. Ka një hetim nga Priokuroria, e cila do punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes do të ofrojë çdo dokument që nevojitet, jo vetëm Prolkrorisë, por edhe mediave. Sa është një bisedë telefonike, kontrata e firmosur po prej tyre, do verifikohen nga organet kompetente që kanë ndërmarrë hetimin. Në qoftë se mendoni se kryeministri është anëtar i autoriteteve kontraktuese gabohesh rëndë. Kryeministri nuk ka asnjë tagër për të vlerësuar. Janë autoritetet kontraktuese ato që vlerësojnë kushtet” - deklaroi ai duke shtuar se ekspertë ndërkombëtarë do të japin një vlerësim më të plotë për situatën. Më tej ai tha se qeveria shqiptare ka një vendim që derivon nga ligji për forcat e armatosura dhe që njeh si tagër qeverisë trajtimin e problemeve të municioneve dhe pajisjeve jashtë përdorimit. “Ligji ka kërkuar që kjo të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Asnjë vendim që nga 2003-i. Për hir të së vërtetës është vepruar intensivisht me municionin gjatë këtyre viteve. Në 2003 është miratuar një kod etik i BE për municionin, i cili ishte larg të qenit një kuadër i mjaftueshëm ligjor për Shqipërinë. Qeveria që unë kryesoj ka miratuar vendimin e trajtimit të problemit, në tërësi. Ka përcaktuar qartësisht të gjithë problematikën. Qeveria shqiptare nuk ka kontraktuar këtë kompani. Qeveria ka autorizuar dikasterin që të përdorë këtë metodë ndër të tjera. Ka respektuar rregullat apo jo, kjo do të jetë objekt i hetimit të nisur. Nuk ka patur asnjë atribut lidhur me kontratën apo procesin” - nënvizoi kryeministri. I pyetur në lidhje me ndikimin që kjo ngjarje do të ketë në samitin e Bukureshtit, kreu i qeverisë e përjashtoi këtë mundësi. “Nuk ka asnjë ndikim. Janë aksidente të cilat kanë ndodhur edhe në shumë vende të lira. Dorëheqjet për vendet e lira janë një dukuri jo e pazakonshme. Në mënyrë civile, qytetare, e cila përbën një standard të ri për një vend të lirë”- tha ai, duke shtuar se siguruar institucionin e akuzës se do të ketë të gjithë dokumentacionin dhe çdo gjë tjetër që i nevojitet për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve, rrethanave, përgjegjësive të kësaj fatkeqësie.
Dorëhiqet ministri Mediu: Largimi, një reflektim politik pas tragjedisë së dhimbshme/Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka dhënë dje dorëheqjen nga posti që ai mbante që prej shtatorit të vitit 2005, dy ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Gërdec. “Në kushtet e krijuara, si një politikan i përgjegjshëm dhe si një prind që e njeh mirë edhe personalisht dhimbjen për këtë që ka ndodhur, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale, deklaroj se pak minuta më parë i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, dorëheqjen time si Ministër i Mbrojtjes. Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore dhe institucionale si Ministër” - deklaroi Mediu. Ky i fundit deklaroi se në respekt të detyrimeve institucionale dhe morale, mbështet hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e aksidentit tragjik. Gjatë daljes së djeshme Mediu ka falenderuar, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për punën e tyre të jashtëzakonshme në përballimin e kësaj emergjence, shqiptarët e Kosovës dhe qeverinë e tyre që ishin pranë bashkëkombasve të tyre në këto momente të vështira; shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë e tyre, si dhe qeverinë e Maqedonisë për mbështetjen dhe solidaritetin mbresëlënës. “Falenderoj partnerët tanë euroatlantikë, që na janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë dhe për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. Në mënyrë të veçantë, falenderoj Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili në çdo moment ka qenë në krye të operacionit dhe me të cilin kemi ndarë këto 72 orë, ndër më të vështirat e jetës sime dhe që në mënyrë të vazhdueshme dhe pa hezitim ka mbështetur të gjitha përpjekjet e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes drejt realizimit të qëllimit të tyre për të qenë pjesë e NATO-s. Shpreh vlerësimin tim pozitiv për qendrimin dhe ragimin realist të opozitës në lidhje me këtë ngjarje dhe inkurajoj çdo përpjekje të saj për të stabilizuar dhe qetësuar situatën” - deklaroi Mediu.
Berisha: Qeveria do të rindërtojë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tragjedia/Kryeministri Sali Berisha ka premtuar dje banorëve të fshatit Gërdec rindërtimin e shtëpive të rrënuara sui dhe bizneseve private. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emegjencave Civile, kreu i qeverisë tha se në ditët në vijim do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit më kryesorë të fshatit të Gërdecit për të diskutuar planin e rindërtimit dhe riurbanizimit të këtij fshati. “Fshati Gërdec është rrënuar. Mund të bëhet këto dy ditë një takim me përfaqësuesit më kryesorë të këtij fshati. Në qoftë se ata duan ne shtëpitë ua ndërtojmë aty ku i kanë. Në rast se dëshirojnë ne u ndërtojmë një fshat në përputhje me një plan të ri.
Rreth 300 ndërtesa janë të shembura dhe 185 janë me dëmtime të rënda. Të përcaktohet këto me dëmtime të rënda, por kjo do të kërkojë dhe ekip të specializuar inxhinerësh ndërtimi. Prandaj Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do të përcaktojnë se cilat banesa duhet të rindërtohen, cilat do të ndërtohen nga e para që të procedojmë me shpejtësi për hapjen e shesheve të ndërtimit. Në rast se ndërhyrja është jo e thjeshtë pa u bërë çminimi në zonën e dëmtuar të shtëpive, mund të fillojë ndërtimi menjeherë në të gjithë pjesën tjetër. Aty ku janë komisionet të përcaktojnë disbursimin e dëmit në mënyrën më të shpejtë të mundshme, sepse në këtë mënyrë ne nxjerrim jashtë liste 1600 shtëpi dhe objekte me dëmtime të lehta”- u shpreh kryeministri Berisha duke shtuar se kjo kërkon ujdi të plotë mes banorëve. Gjithashtu shefi i ekzekutivit nënvizoi se do të bëhet regjistrimi i plotë i të gjitha dëmtimeve të bizneseve, të cilat kanë qenë burim punësimi dhe mirëqenie aty. “Ndihmë dhe kreditim me përparësi për to, që të rrisim kapacitetet dhe të mund të punësojmë më shumë nga zona. Ushtria po bën një punë shumë të madhe qoftë në kërkim qoftë në çminim, por do të jetë e domosdoshme që xhenio të përgatitet me të gjitha mjetet të vendoset në fushim aty sepse me xhenion do të bëhet një punë më e zgjatur në zonë”- theksoi kryeministri Berisha. Ndërkaq kryeministri ka premtuar se çdo rit mortor për viktimat do të kryhet me shpenzimet e qeverisë. “Zoti Nishani familjeve të viktimave do t`u jepet një ndihmë prej 2 milionë lekësh dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Sot duhet të jetë një vendim qarkullues dhe shpenzimet e varrimit duhet t`i marrim përsipër ne” - bëri të ditur Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›