E Diel, 1 Nëntor 2026

Teheran, policia ndërpret me dhunë ceremoninë funebër

Policia iraniane ka hedhur
dje ndaj protestuesve gaz
lotsjellës dhe ka arrestuar
disa protestues që kishin dalë për
të përkujtuar vajzën e re iraniane,
e cila u vra në protestat postzgjedhore
dhe që u shndërrua në
një simbol për liderët e opozitës
në Teheran. Përplasjet plasën pasi
qindra mbështetës të Moussavi-t,
liderit të opozitës që pretendon se
zgjedhjet janë vjedhur, u mblodhën
për të përkujtuar vrasjen e
studentes 26-vjeçare, Neda Agha-
Soltan. Ajo u vra më 20 qershor
dhe vrasja e saj u fi lmua rastësisht
nga një amator. Filmi bëri xhiron
e botës dhe u shndërrua në një
protestë ndaj dhunës së regjimit.
Në ceremoninë përkujtimore
merrnin pjesë 300 persona. Ata
ishin në varrezën e qytetit. Gjatë
kësaj ceremonie u hodhën edhe
parulla në mbështetje të liderit
të opozitës dhe ish-kandidatit
presidencial, Moussavi. Ky i fundit
erdhi në vend me makinën
e tij, por u urdhërua nga policia
që të largohej. Një pjesë e tyre
më pas tentuan që të shkojnë
në sheshin qendror të Teheranit,
por policia ka ndërhyrë me gaz
lotsjellës ndaj protestuesve dhe
nuk ka lejuar që njerëzit të organizohen
dhe të mbajnë tubime
kundër Presidentit. Protestuesit,
të nxehur u kanë vënë zjarrin
kazanëve të plehrave. Disa prej
tyre u arrestuan. Gazetarët vendas
dhe të huaj, siç ka ndodhur
gjithmonë gjatë këtyre kohëve
me trazira, nuk janë lejuar që
t‘i afrohen vendit të protestave
dhe përplasjeve të protestuesve
me policinë. Moussavi dhe një
tjetër kandidat reformist thonë
se autoritetet e kanë manipuluar
votën presidenciale të 12 qershorit,
për t‘i mundësuar rizgjedhjen
Presidentit Ahmadinexhad,
që mbështet vijën e ashpër si
brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Lideri Suprem Khamenei
ka mbështetur rezultatin dhe
u ka bërë thirrje kandidatëve
presidencialë dhe njerëzve që
të rreshtin së protestuari e të
respektojnë vendimin e popullit.
Protestat e fundit në Iran u kanë
kujtuar të gjitha ditët e nxehta
të revolucionit të vitit 1979. Ato
ishin kryengritja më e madhe
e forcave reformatore kundër
regjimit aktual dhe një sfidë e
vërtetë për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›