BE dhe SHBA kërcënojnë Uzbekistanin
25/05/2005 BE dhe SHBA kanë kërcënuar me pasoja Uzbekistanin, nëse nuk sqarohen rrethanat për trazirat në vend. Në një deklaratë të ministrave të Jashtëm u tha se forcat uzbeke të sigurisë kanë përdorur dhunë të tmerrshme. Nëse presidenti Islam Karimov nuk do të lejojë një kontroll të paanshëm, BE duhet të mendojë hapa të tjerë. BE i paguan Uzbekistanit çdo vit dhjetë milionë euro ndihmë për zhvillim. SHBA nga ana e tyre kërcënuan hapur me mospagimin e ndihmave në shumën prej 22 milionë dollarësh. Edhe në Uzbekistan, qytetarët duhet të lejohen të thonë hapur mendimin, u shpreh Ministria e Jashtme amerikane. Sipas të dhënave të udhëheqjes uzbeke në trazira humbën jetën, 170 vetë, opozita flet për deri 800 të vrarë.