Një kancelare për Gjermaninë?
25/05/2005 Kriza politike / Pas thirrjes së Shrëder për zgjedhje të parakohshme
Harrojeni Gerhard Shrëderin! Hapini rrugë Anxhela Merkelit! Pasi humbi një palë zgjedhje jetësore të dielën, Kancelari gjerman bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme federale një vit më herët, domethënë ndoshta në verën e 2005. Me partinë e tij, që duket si në rënie të lirë, tashmë as që bëhet fjalë për rizgjedhje të Kancelarit
Ndërkohë që nuk është kjo hera e parë që në Gjermani thirren zgjedhje të parakohshme, ajo shënon herën e parë që një kancelar përshpejton kalendarin elektoral për të afruar pensionin e tij politik. Siç thotë komentatori i “Der Spiegel”, Christian Malzahn, Shrëder “po kryen vetëvrasje politike, nga frika e vdekjes politike”
Askush në Gjermani nuk priste që zgjedhjet shumë të rëndësishme në landin me popullsi më të madhe të Gjermanisë, Vestfali, të kishin një rezultat të ndryshëm nga ai që u pa. Pas vitesh të tërë “mbështetjeje me thonj” dhe me të dhënat e papunësisë, që nuk kanë parë veç rritje nëpër të gjithë Gjermaninë, Kancelari Gerhard Shrëder dhe Partia e tij Socialdemokrate po shkonin drejt një humbjeje të qartë monumentale. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi. Partia u “zhdëp” të dielën. Pas 39 vjetësh mbretërim në këtë land dhe popullsinë e tij, që është njëkohësisht edhe shtëpia e zonës industriale të Ruhrit, partia e Shrëderit arriti të marrë vetëm 37.1 për qind të votave. Kristiandemokratët e opozitës morën 44.8 për qind. Mirupafshim bastion i Partisë Socialdemokrate!
E megjithatë, pavarësisht – apo ndoshta për shkak të pasojave të thella të këtij votimi për strukturën e pushtetit në dhomën e lartë të parlamentit të Gjermanisë, Bundestag, ku partia e Shrëderit është tashmë në minorancë dhe njëkohësisht e pashpresë, rezultatet e zgjedhjeve në këtë land shumë të rëndësishëm gjerman u kthyen në mënyrë të menjëhershme në një shfaqje të veçantë politike. Menjëherë pas zgjedhjeve, Kancelari Shrëder nxori edhe një lepur tjetër, ndoshta të fundit, nga kapelja e tij. Partia e tij lajmëroi se Shrëder po kërkonte që zgjedhjet politike të afrohen me një vit – fillimisht ishte menduar të kryheshin në shtator 2006. Tashmë, data e tyre është diku në vjeshtën e këtij viti.
“Me rezultatet e hidhura të partisë time në Vestfali, baza politike për vazhdimësinë e punës sonë është vënë në dyshim”, tha Shrëder, gjatë një konference të shkurtër ditën e diel. “Për vazhdimësinë e reformave, mendoj se është thelbësore mbështetja e qartë nga shumica e gjermanëve”.
Tashmë të gjithë sytë janë drejtuar për nga udhëheqja e opozitës, Angela Merkel – me shumë gjasa kancelarja e ardhshme e Gjermanisë. Lajmërimi ishte shokues. Ndërkohë që nuk është kjo hera e parë që në Gjermani thirren zgjedhje të parakohshme – kancelarët e mëparshëm, Vili Brandt dhe Helmut Kohl, arritën të dy të konsolidonin mbështetjen për vetveten, pikërisht duke thirrur zgjedhje të parakohshme – ajo shënon herën e parë që një kancelar përshpejton kalendarin elektoral për të afruar pensionin e tij politik. Siç thotë komentatori i “Der Spiegel”, Christian Malzahn, Shrëder “po kryen vetëvrasje politike nga frika e vdekjes politike”.
Kjo lëvizje e gjeti edhe opozitën – e cila po festonte në mënyrë të ekzagjeruar të dielën, teksa dilnin rezultatet – të papërgatitur. Për muaj të tërë, strategjia e partisë së djathtë ka qenë të hiqej mënjanë e të shihte se si socialdemokratët vetëshkatërroheshin. Tani, ata po detyrohen të veprojnë. Tashmë, partia ka bërë të qartë se do të prezantojë kandidatin e saj për kancelar më 30 maj. Lajmërimi nuk ka gjasa që të jetë një befasi; kryetarja e CDU, Angela Merkel, është kandidatja numër një – ndonëse mbeten ende pyetje nëse kandidati për kancelar në 2002, Edmund Stoiber, do të hedhë edhe një herë kapelen në ring – ndërkohë që një numër anëtarësh të kryesisë së partisë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Merkelin. Nëse CDU fiton zgjedhjet, siç duket që do të ndodhë, ajo do të jetë e para kancelare femër në historinë e Gjermanisë.
E megjithatë, pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit të socialdemokratëve, nuk është tërësisht e qartë që vetëvrasja politike ishte pikërisht qëllimi i Shrëderit. Eshtë e vërtetë se lajmet e këqija kohët e fundit kanë qenë të pamëshirshme – me papunësi mbi 5 milionë, një rritje të ngadaltë ekonomike dhe një skandal vizash të ministrit të tij të Jashtëm, Joshka Fisher, ku ai u akuzua se u ka lehtësuar hyrjen në Gjermani kriminelëve nga ish-Bashkimi Sovjetik. Në të vërtetë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialdemokrate e Shrëderit do të merrte vetëm 29 për qind të votave, përkundrejt 46 për qind të Kristian Demokratëve, kjo sipas sondazhit më të fundit të kryer nga Infratest.
Por, duhet thënë diçka për një kancelar, i cili bën thirrje për zgjedhje i gjendur përballë rënies së mbështetjes për udhëheqjen e tij, dhe Shrëder fare mirë mund të jetë duke shpresuar që kjo surprizë do të bëjë që ai të fitojë disa vota simpatie. Dhe çështjet e fushatës, të paktën siç shihen nga këndvështrimi i socialdemokratëve, janë tashmë të qarta; partia bëri të qartë të hënën se do të bëjë fushatë kundër asaj që e quan “radikalizmi i tregut”, tek i cili këmbëngul CDU.
Ka gjasa që edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher, të dalë në pension pas zgjedhjeve të vjeshtës. “Ne duhet të tregojmë se ajo që është në peshore tani është pikërisht aspekti social i ekonomisë së tregut”, tha për televizionin ZDF, sekretari i Përgjithshëm i PSD, Klaus Uve Benneter, të hënën në mëngjes. “Këtë vjeshtë, ne do të dëshirojmë të zhvillojmë një debat mes atyre që kërkojnë të nxisin radikalizmin e tregut dhe atyre, për të cilët mbrojtja e punëtorëve dhe pjesëmarrjes së tyre në menaxhimin e kopmanive është shumë e rëndësishme”.
Me fjalë të tjera, rikthim në çështjet bazë. Por PSD mund të përfitojë nga fakti që një debat mbarëkombëtar mbi përfitimet e një shoqërie të pastër kapitaliste ka nisur dhe po zien javët e fundit. Tashmë partia e Kancelarit gjerman po shpreson që ky debat të mbahet gjallë deri në vjeshtën e këtij viti, kur edhe është planifikuar zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.
Kristiandemokratët, nga ana e tyre, do të fokusohen në papunësinë dhe ekonominë e zvarritur gjermane, dy thembra Akili shumë të goditshme të PSD. Merkel ka thënë prej kohësh se do t’u japë më shumë liri veprimi kompanive në marrëdhëniet me punëtorët e tyre, në një përpjekje për ta bërë më fleksibël ekonominë gjermane.
Dhe në fund, do të jetë CDU, që do i japë drejtim debatit të fushatës. Gjermanët janë të lodhur nga mungesa e shpresës në ekonomi dhe ekonomia me zor ka arritur rritje prej 1 për qind gjatë katër viteve të fundit.
Vdekja ndryshon nga pragvdekja
“Vdekja ndryshon nga pragvdekja”, thoshte “Sueddeutsche Zeitung” në editorialin e saj filozofik, duke vërejtur se pas zgjedhjeve, PSD kupton plotësisht të vërtetën e këtyre fjalëve. Ndonëse liderët e partisë e prisnin, kjo është diçka më e madhe nga ajo prej të cilës ata trembeshin dhe efekti politik dhe psikologjik për koalicionin e PSD dhe të Gjelbërve u bë i qartë vetëm pasi rezultatet nisën të shfaqen në ekranet e televizioneve. Lëvizja drejt zgjedhjeve të parakohshme ishte e vetmja mënyrë për të përballur dëshpërimin. “Sa kohë që ka një fushatë elektorale, ka shpresë, qoftë kjo edhe shpresë për një mrekulli”.
Por shpresa për Kancelarin gjerman mund të jetë rrugës nga jashtë vendit të tij, shkruan gazeta e qendrës së majtë. “Ndoshta roli i tij në skenën evropiane mund të bëhet më i rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Nëse Franca voton kundër Kushtetutës së BE, atëherë Kancelari që u rrëzua në mënyrë shokuese në vendin e tij, mund të kthehet në burrin e shtetit, të cilit i duhet të udhëheqë Evropën të dalë nga një krizë, e cila është edhe më e madhe se ajo e PSD”.