Trenat, bashkëpunim gjermano-francez
25/05/2005 Gjermania dhe Franca prej vitit 2007 do të vendosin linja të trenave të shpejtësisë së lartë në distancat ndërmjet Parisit dhe Frankfurtit mbi Main, si dhe Stutgartit. Këtë e njoftuan ministrat e Komunikacionit të të dy vendeve, Manfred Stolpe dhe Gilles de Robien në Strazburg. Shefi i Deutsche Bahn, Hartmut Mehdorn dhe homologu i tij francez, Loius Gallois, nënshkruan edhe një marrëveshje për krijimin e një shoqërie të përbashkët marketingu. Shoqëria me emrin "Realis" do ta ketë qendrën në Saarbrücken. Synimi është që kohëzgjatja e udhëtimit ndërmjet Parisit dhe Frankfurtit si dhe Stutgartit të shkurtohet nga 6 orë në tre orë e një çerek.