E Hënë, 2 Nëntor 2026

Chamanei: Të lejohet kandidimi i reformatorëve

25/05/2005  Kreu shpirtëror i Iranit, Ajatollah Ali Chamenei, ka kërkuar papritur lejimin e kandidatëve reformatorë në zgjedhjet e 17 qershorit. Njerëz të të gjitha drejtimeve politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan Chamenei, në një letër drejtuar këshillit konservator të mbikëqyrësve. Ky forum i përbërë nga personalitete nga feja dhe drejtësia kishte lejuar të dielën vetëm 6 kandidatë, ndër ta 1 reformator. Rreth 1000 kandidatë të tjerë u refuzuan pa arsyetim. Kjo shkaktoi kritikë të ashpër si në Iran ashtu edhe jashtë vendi. Partia kryesore opozitare në Iran kërcënoi me bojkotim, sepse kandidati i saj, Mustafa Moin, bën gjithashtu pjesë te kandidatët e refuzuar. Në letrën e tij Chamenei ndërhyn pikërisht për Moin dhe një tjetër politikan të njohur reformator, Mohsen Mehralisadeh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›