Evropa mbi “tehun e thikës”
25/05/2005 Prag votimesh për Kushtetutën e Bashkimit Evropian
Eshtë ironike dhe për të ardhur keq që, zëra nga e majta, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me dominimin e botës sonë nga ana e Amerikës, të jenë kaq kavalierë për ndaljen e procesit që i jep Evropës një president për të udhëhequr dhe dhënë drejtim strategjik apo një ministër të Jashtëm që do të bëjë të dëgjohet zëri i saj
Mësimi që duhet nxjerrë është se në votime si këto fitojnë pikërisht ata që i japin formë debatit dhe kampi kundërshtar i kushtetutës, i “të djathtës sovrane” si dhe të majtës së përçarë i ka parashtruar argumentet më suksesshëm se kampi pro kushtetutës
Sentenca e Harold Uinstonit, sipas të cilit një javë mund të jetë shumë e gjatë në politikë, është ndoshta sot më e vërtetë se kurrë për Evropën kontinentale, po aq sa edhe për ishullin e gjysmëshkëputur britanik, dhe nuk ka asnjë siguri që referendumi i ditës diel mbi kushtetutën e BE do të prodhojë një JO në Francë – pavarësisht gjashtë sondazheve të njëpasnjëshëm që tregojnë saktësisht këtë rezultat. Traktati i Mastrihtit në vitin 1992 u lëkund pikërisht mbi tehun e thikës dhe u fitua në fund me një diferencë shumë të vogël. Tashmë, është më e sigurtë që kundërshtarët holandezë të kushtetutës do të fitojnë më 1 qershor. Por ky është pikërisht momenti për të sjellë ndër mend atë që dikur dukej e pamendueshme: që vendi, i cili ka qenë forca shtytëse pas integrimit evropian, duke filluar që nga viti 1957, mund të jetë tashmë duke hedhur poshtë një traktat, i cili është projektuar për të çuar përpara atë projekt, duke nxitur në këtë mënyrë një krizë, pasojat e të cilës janë të rënda, ndonëse të panjohura. Humbja e Gerhard Shrëderit në zgjedhjet rajonale në Gjermani të dielën e shton edhe më paqëndrueshmërinë e politikës evropiane në muajt e ardhshëm.
Përvoja e Francës provon edhe një herë atë sentencën e vjetër, sipas të cilës, nëse u bën njerëzve një pyetje, ata shpesh të përgjigjen duke u bazuar në të tjera fakte: 10% papunësi, ekonomi që hiqet zvarrë, pakënaqëësi me një president të moshuar dhe një kryeministër nën nivelin e detyrës, janë pjesë e kësaj historie.
I tillë është edhe perceptimi që kushtetuta, me autor një tjetër politikan francez të moshuar, Valéry Giscard d'Estaing, është një triumf për ekonominë liberale anglo-saksone dhe një goditje fatale për “modelin social” evropian – edhe pse parimet që përfshin ajo janë vendosur në Traktatin e Romës.
Në prapavijë qëndron në fakt ankthi i pafokusuar mbi erozionin e vendit të Francës në një bashkim të zgjeruar prej 25 shtetesh anëtarë, në të cilin aleanca e vjetër me Gjermaninë nuk e përcakton më axhendën dhe ku anglishtja ka triumfuar mbi "la langue de Molière". Perspektiva e hyrjes së Turqisë në këtë klub të madh dhe jofamiliar i ka shtuar shumë ksenofobi një përzierje, e cila ishte tashmë toksike.
Mësimi që duhet nxjerrë është se në votime si këto fitojnë pikërisht ata që i japin formë debatit dhe kampi kundërshtar i kushtetutës, i “të djathtës sovrane” si dhe të majtës së përçarë i ka parashtruar argumentet më suksesshëm se kampi pro kushtetutës.
Proevropianët britanikë duhet ta studiojnë me kujdes rastin francez, sidomos nëse instiktet e vjetër dhe frika e izolimit – argumenti i “deles së zezë” i Shirakut – do të vihen në qendër të vëmendjes. Sepse një “OUI” në Francë do të thotë që Toni Bler duhet të vazhdojë e të përgatisë referendumin e tij. E ndërkohë që fushata e kundërshtarëve të kushtetutës flet për rinegociim të traktatit, si dhe ndërkohë që një debat mbi buxhetin kohët e fundit u fitua nga Margaret Theçer, perspektiva e fitores së kushtetutës në Britani është shumë e zymtë.
Një tjetër rrugë që hapet është një JO franceze, e cila e “vret” kushtetutën (duhet të ratifikohet nga çdo shtet anëtar), për shkak të peshës dhe madhësisë së Francës. Një jo në Holandë mund të mos rezultojë fatale përderisa holandezët, ashtu si edhe irlandezët dhe danezët përpara tyre, mund t’i përgjigjen në mënyrë të ndryshme të njëjtës pyetje pas një fushate edhe më efikase dhe rinegociimit të buxhetit të BE, i cili do t’u dukej më i drejtë taksapaguesve nopranë holandezë.
Ia vlen të përsëritet që nuk ekziston një Plan B. Janë hedhur shumë ide për rishqyrtimin e pjesëve jo të kënaqshme të marrëveshjes, ndonëse kjo do të çojë drejt "détricotage"-it, ndaj të cilit paralajmëron kampi pro kushtetutës. Çmimi i një JO-je – edhe kjo ia vlen të përsëritet – do të ishte të bëheshin ndryshime të përgjithshme, të cilat do t’i bënin strukturat e Bashkimit Evropian të funksionojnë më mirë, për 4590 milionë njerëzit që ato përfaqësojnë.
Eshtë ironike dhe për të ardhur keq që, zëra nga e majta, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me dominimin e botës sonë nga ana e Amerikës, të jenë kaq kavalierë për ndaljen e procesit që i jep Evropës një president për të udhëhequr dhe dhënë drejtim strategjik apo një ministër të Jashtëm, që do të bëjë të dëgjohet zëri i saj, si edhe më shumë votime mazhoritarë për të shmangur vendimmarrjen jo të përfaqësuar. Francezët dhe holandezët e dinë që nuk do të jetë pa kosto refuzimi i kësaj kushtetute. Edhe britanikët, nëse votojnë kundër, do të përfundojnë me një Evropë më të dobët.