Bush e Karzai firmosin marrëveshje
25/05/2005 Presidenti amerikan, Xhorxh Bush dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë mbi rindërtimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Presidenti Bush, në përpjekje për të ulur shqetësimet mbi vazhdimësinë e pranisë amerikane atje, tha se SHBA do të konsultojë qeverinë afgane, nëse mendonte se pavarësia apo siguria ishte në rrezik: "Marrëdhënia jonë është e bashkëpunimit dhe konsultimit. Natyrisht, trupat tona do t'i përgjigjen komandantëve amerikanë. Por, komandantët tanë dhe misioni ynë diplomatik atje është një marrëdhënie konsultative me qeverinë. Është një shoqëri e lirë, është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata na kanë ftuar ne, dhe ne do të konsultohemi me ta".