E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seri sulmesh me bomba në Irak

25/05/2005  Një seri sulmesh me bomba në Irak ka shkaktuar vdekjen e së paku 20 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Sulmi më vdekjeprurës i ditës ishte në kryeqytet, ku një bombë shpërtheu jashtë një restoranti, ku 8 vetë humbën jetën dhe së paku 90 u plagosën. Një sulm i dytë mbi një xhami shiite në Mahmidijah në jug të Bagdadit vrau të paktën pesë vetë. Një dëshmitar tha se shumë fëmijë, që po luanin jashtë, u plagosën. Ka patur edhe dy shpërthime të makinave me bomba në Irakun verior, në qytetin e Tal Afarit. Shpërthimet erdhën, ndërsa trupat arrestuan rreth 300 kryengritës në një operacion, që kishte si objektiv ndalimin e sulmeve në pjesën perëndimore të Bagdadit. Në kryeqytet, persona të armatosur vranë një gjeneral, Vael Rubaye, i cili punonte në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›