E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dhe bashkëpunimi ekonomik me Japoninë

29-03-2012 / Nga Ilirian Dahri

Leksione të profesorit ose Yama – sensei, siç do të thonin vetë japonezët. Kanë qenë 600 japonezë që kanë dëgjuar leksionet e profesor Mario Montit në Nikkei Hall. Presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti, nuk ishte vetëm profesori që jepte leksione por është konsideruar edhe si një zëdhënës informal i Europës. Profesori ka folur në gjuhën angleze duke evidentuar progresin e realizuar nga qeveria e tij për të stabilizuar situatën finaciare nëpërmjet reformave për të arritur tek rritja ekonomike. Por në Japoni është folur edhe për nisjen e bisedimeve për një partnership ekonomik mes Bashkimit Europian dhe Japonisë. Në fakt presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë duket se është pro kësaj nisme gjithsesi do të kërkonte që Japonia të eliminonte shumë barriera fiskale që nuk ndihmojnë në hyrjen e mallrave të shërbimeve dhe të investimeve të huaja në tregun japonez. Edhe në një takim që presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka patur me Keidanren – Konfindustrinë japoneze – u ka kërkuar marrevëshje të shkëmbimeve të lira. Ndërkaq duke i informuar edhe për vendin e tij, Italinë presidneti i Këshillit të Ministrave, Mario Monti ka deklaruar seështë në pritjet që Parlamenti Italian të aprovojë – pas reformës të pensioneve – edhe reformën e tregut të punës. Ndoshta për hir të problemeve të përbashkëta mes dy shteteve takimet mes presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë dhe autoriteteve japoneze kanë qenë të shumta dhe konstruktive. Është takuar me ministrin e Financave të Japonisë Jun Azumi madje ky i fundit e ka pritur që në hotel. Probleme të ngjashme siç është borxhi publik apo reformat e nevojshme për rritjen ekonomike. Vlen të përmendet se edhe Japonia kërkon të rrisë Tvsh nga 5% në 8%. Natyrisht kjo rritje ashtu si edhe në pjesë të tjera të globit nuk i bën shumë të qëndrueshme qeveritë që kërkojnë t’i aplikojnë këto. Dyshimet janë të shumta madje edhe Monti e ka vënë re këtë sidomos tek investitoret japonezë të cilët e shohin me dyshim situatën në eurozonë dhe aktualisht kjo  i frenon edhe në investimet e tyre. Kështu që presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti ka deklaruar se me ta duhen shpjeguar arritjet  e Italisë duke vazhduar më tej se tashmë për japonezët, Italia nuk shihet më si një vend në krizë dhe se japonezët duhet të kenë besim tek Italia por edhe tek Europa e cila mund të dalë akoma dhe më e fortë nga kriza e debisë publike. Ndërkaq si përfaqësues i një prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian, Mario Monti ka pranuar një kërkesë të japonezëve për të bërë turizëm në Kamakura me qëllim që të rinisë turizmi i europianëve drejt Japonisë (nën siglën Visit Japan) i cili ka rënë ndjeshëm pas ngjarjes të rëndë të Fukushimës. Por presideneti i Këshillit të Ministrave të Italisë në udhëtimin e tij nuk është ndalur vetëm në Japoni. Ka folur ndërkaq edhe me presidentin kinez Hu Xhintao i cili nga ana e tij i ka komunikuar Montit se kërkon që të investojë në Itali nëpërmjet instituteve financiare. Një udhëtim i suksesshëm i Mario Montit? Duket me të vërtetë i tillë. Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka përgëzuar presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë për hapat e ndërmarra të Italisë dhe sidomos për reformat ekonomike. Nga ana tjetër edhe presidenti i Rusisë Medvedev ka kërkuar një takim dypalësh mes dy vendeve për të folur për problemet ekonomike. Ka patur krerë të ndryshëm shtetesh të cilët kanë qenë të shqetësuar për të ardhmen e reformave italiane sidomos pas vitit 2013, viti kur do të mbahen edhe zgjedhjet. Natyrisht Mario Monti i ka siguruar partnerët se opinioni publik Italian tashmë ka nevojë të zgjedhë një klasë politike të përshtatshme me sfidat e Italisë duke vazhduar se: “nuk do të kthehemi prapa gjithsesi”. Edhe me Indinë është folur për investimet në Itali duke nisur në rrugën e dialogut mes bisnezmenëve për të favorizuar natyrisht ato italiane. Por në takiemet me kryeministrin indian  është folur sidomos për bashkëpunimin në temat ndërkombëtare pa lënë mënjanë krizën diplomatike që filloi me rrëmbimin e italianëve nga komunistët - maoistë indianë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›