E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi përforcon deklaratën: Nëse preken kufijtë, do ketë ndryshime në 6 shtetet e rajonit

29-03-2012 / Gazeta 55

Kryeministri: S’do ketë autonomi për veriun dhe as ndarje

Në një intervistë për Televizionin e Parlamentit Evropian, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çdo pretendim për ndryshim të kufijve automatikisht do të sjellë edhe ndryshimin e kufijve në gjashtë shtete të rajonit.
Kryeministri, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë autonomi për veriun e vendit apo ndarje të asaj pjese.
Kryeministri është zotuar se do të zhvillojë kontakte të afërta me qytetarët serbë edhe në veri të vendit. Thaçi ka folur edhe rreth sfidave me të cilat ballafaqohet Qeveria e Kosovës, siç është sundimi ligjit, lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryeministri ka thënë se këto fenomene janë të shtrira në të gjitha vendet e rajonit, por, sipas tij, qeveria është e zotuar që të respektojë moton “zero tolerancë” ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 Kryeministri ka thënë se po bashkëpunojnë me EULEX-in, për t’i luftuar këto dukuri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›