E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton me qeveritë e Ballkanit

Ka përfunduar dje në Bruksel Forumi Ministerial i BE-së për Ballkanin Perëndimor në lidhje me drejtësinë dhe luftën ndaj krimit. Në një njoftim të Ministrisë së Brendshme theksohet se zv.presidenti i Komisionit Europian dhe komisioner për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, Jacques Barrot vlerësoi se Shqipëria ka përmbushur kriteret më të rëndësishme për heqjen e vizave dhe ky proces do të finalizohet në vitin 2010. "Dialogu vazhdon dhe unë shpresoj që vitin e ardhshëm ne do të shkojmë drejt heqjes së vizave për shqiptarët", tha ai. Ministri Basha siguroi se Shqipëria është në hapat e fundit të përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. Basha informoi se Shqipëria po kryen me ritmin më të shpejtë në rajon, pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›